🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.00 ▼1.12%
ARI 4,798 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,255 ▲ +0.02% ETH $2,147 ▲ +2.25% XRP $1.3496 ▲ +0.82% SOL $81.0200 ▼ -2.17%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.00 ▼1.12 % ARI 4,798 ▼0.31 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.00 ▼1.12 % ARI 4,798 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Ati i Shenjtë në Tiranë: Të inkurajoj një vend që ka vuajtur

Papa Françesku mbërrin sot për një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesë të Kryeministrit Edi Rama dhe Konferencës Ipeshkvnore.

“Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, të diel, më 21 shtatorin e ardhshëm.

papa_tirane

Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”, deklaroi Ati i Shenjtë në përgjigje të ftesës për të vizituar vendin tonë.

Ndërsa në përfundim të audiencës së përgjithshme, tre ditë më parë nga Vatikani, Papa përshëndeti popullin shqiptar dhe e falënderoi për përgatitjen e kësaj vizite. “U kërkoj të gjithëve të më shoqërojnë me lutje, me ndërmjetësimin e Zojës së Këshillit të Mirë”, është shprehur Ati i Shenjtë.Për Nunciaturën Apostolike Shqiptare, gjatë kësaj vizite historike, Ati i Shenjtë, do të ketë mundësi, jo vetëm të takojë dhe të forcojë në fe bashkësinë katolike të Shqipërisë, por edhe të inkurajojë dhe të thellojë raportet e mira tashmë ekzistuese ndërfetare, si dhe të nxisë shoqërinë dhe popullin shqiptar të përballet me guxim, shpresë, zemërgjerësi e shpirt solidariteti në sfidat e të tashmës dhe të ardhmes që ndërthuren me ndërtimin e Shqipërisë së re të rilindur”.

Ky udhëtim i Papë Françeskut ndodh 21 vite pas vizitës historike dhe të paharrueshme të bërë nga Papa Shën Pali i II, më 25 prill 1993, në agimin e asaj “dite të re” që për Shqipërinë, pas rënies së komunizmit, shënoi hapjen e demokracisë, të lirisë fetare dhe të të gjitha të drejtave themelore të burrit dhe të gruas. Është i një domethënje shumë të lartë ky udhëtim i parë i Papë Franceskut në një vend europian.

Do të jetë udhëtimi i katërt i Tij ndërkombëtar që kur u zgjodh Ipeshkëv i Romës më 13 mars 2013: i pari ka qenë në Brazil (Amerikë), me rastin e Ditës Botërore të të Rinjëve (22-29 luglio 2013); i dyti, udhëtimi muajin e kaluar në Tokën Shenjte: Jordani, Palestinë, Izrael (Lindja e Mesme), që ka patur jehonë të madhe në mas-mediat ndërkombëtare edhe për fjalët, takimet personale dhe gjestet kurajuese të Papë Françeskut; i treti do të jetë ai, tashmë i shpallur, që do të çojë Atin e Shenjtë në Republikën e Koresë (Azi) më 14 – 18 gushtin e ardhshëm, me rastin e Takimit të VI të të rinjëve të kontinentit aziatik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.