☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,608 ▲1.22%
DOW 46,772 ▲0.93%
NASDAQ 21,976 ▲1.79%
NAFTA 99.43 ▼1.92%
ARI 4,820 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,786 ▲ +0.76% ETH $2,154 ▲ +2.1% XRP $1.3630 ▲ +1.69% SOL $85.8300 ▲ +3.5%
S&P 500 6,608 ▲1.22 % DOW 46,772 ▲0.93 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 99.43 ▼1.92 % ARI 4,820 ▲3.03 % S&P 500 6,608 ▲1.22 % DOW 46,772 ▲0.93 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 99.43 ▼1.92 % ARI 4,820 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Australi, trazira në qendrën pritëse të azilkërkuesve

Trazira të dhunshme shpërthyen në një qendër të largët pritjeje për azilkërkuesit në Australi, e me refugjatët e egërsuar thuhet të kenë bashkuar forcat edhe neozelandezët me viza të anuluara.

Emigrantët kanë shqyer gardhin rrethues e u kanë vënë flakën disa ambienteve të qendrës në ishullin e krishtlindjeve. Raportet në disa media vendase tregojnë se, pas vdekjes së një emigranti, të ngriturit në protestë kanë marrë kontrollin e kompleksit, ndërsa rojet e sigurisë ia mbathën nga sytë këmbët.

Zyrtarët shpjegojnë se, për aq sa janë ata në dijeni, nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa kufizohen të konfirmojnë se në ishullin e krishtlindjeve ka pasur “rrëmuja”. Ata shtojnë se po punohet për zgjidhjen e situatës, pa dhënë sidoqoftë detaje të mëtejshme.

Radio “Zelanda e Re” pretendon se, katalizatori i këtij shpërthimi të emigrantëve ishte gjetja e trupit të pajetë të një azilkërkuesi iraniano-kurd, i identifikuar nga shtypi australian si Fazel Chegeni.

“Na ka ardhur në majë të hundës, – citon radioja në fjalë një prej personave të përfshirë në trazira. – Është diçka që tashmë po e shohim shumë shpesh. Njerëzit përpiqen t’i bëjnë keq vetes, të vrasin veten. Janë të lodhur nga kjo situatë”.

Burri kërkoi të mbetej anonim, por në komentet e bëra për “RNZ”, ai ka folur me një theks të qartë neozelandez. E njëjta radio raporton gjithashtu se, protestuesit janë armatosur me shkopinj të rëndë druri e shufra hekuri, në përpjekje për t’u bërë rezistencë forcave të sigurisë, që janë riorganizuar e po tentojnë rimarrjen e kompleksit.

Një numër i madh neozelandezësh janë deportuar në ishull pas vendimit të fundit të Kanberrës për rishikimin e vizave të të gjithë personave me precedentë penalë. Lëvizja ngjalli kritika të ashpra, përfshir dhe ato të vetë kryeministrit të Zelandës së Re, John Key, i cili pretendon se një pjesë e të dëbuarve janë njerëz, që kanë kryer shkelje shumë të vogla e që në Australi kanë jetuar prej dekadash të tëra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.