AUSTRALI:Ushtari më i dekoruar i gjallë i vendit arrestohet për krime lufte
Ushtari më i dekoruar i gjallë i Australisë është arrestuar dhe do të akuzohet për krime të dyshuara lufte në Afganistan, sipas BBC-së.
Ben Roberts-Smith, i konsideruar hero kombëtar për mposhtjen e luftëtarëve talebanë që sulmuan togën e tij u ndalua në Aeroportin e Sidneit dhe do të paraqitet në gjykatë për pesë akuza për vrasje, dhe krime lufte.
Sipas akuzave ish-kaporali i Shërbimit Ajror Special (SAS) dhe fitues i Kryqit të Viktorias kishte vrarë disa afganë të paarmatosur. 47-vjeçari mohon të gjitha akuzat dhe më parë ka thënë se akuzat kundër tij, të cilat ende nuk janë vlerësuar sipas standardeve penale, ishin “serioze” dhe “keqdashëse”.
Gjyqi civil ishte i pari në histori në të cilin një gjykatë ka shqyrtuar pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat e armatosura australiane.
Roberts-Smith ka pohuar se vrasjet e dyshuara ose janë kryer ligjërisht gjatë luftimeve.
Në vitin 2020, një hetim i madh, i njohur si Raporti Brereton, gjeti “prova të besueshme” se ushtarët elitarë australianë vranë në mënyrë të paligjshme 39 persona në Afganistan, duke rekomanduar ndjekjen penale të 19 anëtarëve aktualë ose ish-anëtarë të Forcave të Armatosura Australiane (ADF).
Roberts-Smith dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj dy burrave të paarmatosur për të “iniciuar” rekrutët dhe ishte i përfshirë në vdekjen e një fermeri të prangosur që e hodhi nga një shkëmb dhe të një luftëtari taleban të kapur rob, këmba protetike e të cilit u mor si trofe dhe më vonë u përdor nga trupat si enë për të pirë. /os/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.