☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.81 ▲3.02%
ARI 4,684 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,219 ▼ -1.86% ETH $2,080 ▼ -3.22% XRP $1.3031 ▼ -3.29% SOL $78.9100 ▼ -4.11%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.81 ▲3.02 % ARI 4,684 ▼0.01 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.81 ▲3.02 % ARI 4,684 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Autori i vrasjes në Kavajë: E vrava se më shau dhe goditi

“Më shau dhe më goditi”. Kjo është një nga arsyet e vrasjes së kryer në fshatin Luz i Madh në Kavajë dy ditë më parë, që autori ia ka bërë të ditur policisë kur është marrë në pyetje pas arrestimit.

Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, qëlloi tri herë me armë pushkë 10-she fqinjin e tij 30-vjeçar, Ismet Xhani. Viktima është djali i kushërirës së parë të gruas së vrasësit, një lidhje që nuk ka shërbyer aspak për të ruajtur gjakftohtësinë.

Në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të 30-vjeçarit që la pas një fëmijë tremuajsh, të afërmit e autorit të vrasjes kërkojnë pajtim, por nuk janë pranuar të marrin pjesë në varrim. Shqetësimi për të ardhmen duket në rrëfimin e një prej vëllezërve të autorit.

Policia e cilësoi ngjarjen për motive të dobta. Në publik është thënë se shkak ishte bërë prerja e një plepi të mbirë në kanalin mes tokave të dy familjeve. Autori mësohet të ketë thënë në polici se pushkën e kishte gjetur në kanal një muaj më parë dhe se degët e plepit prishen jonxhen dhe ai nuk i duroi dot fyerjet që iu bënë.

Banorët e zonës nuk duan të tregojne se çfarë e shkaktoi këtë tragjedi, megjithëse të gjithë duket se janë në dijeni të një marrëdhënije të vështirë.

Autori thuhet se ka një kartelë mjekësore, ndërsa në moshë të re është liruar para kohe nga ushtria, si i paaftë për të vazhduar. Dëshmitarët thonë se një muaj më parë kishte patur një konflikt edhe me një fqinj tjetër dhe se të gjithë ja kanë njohur hobin e tij për të sajuar armë të ndryshme e për t’i përdorur një ditë.

Nën zë, banorët e zones thonë se autori është i sëmurë mendor dhe prej kohësh duket se ata e kanë trajtuar si të tillë. Një nga dëshmitarët e vrasjes, i pyetur nga policia, thotë se edhe në debatin verbal pak para vrasjes, viktima ja ka përmendur këtë fakt autorit të ngjarjes e më pas ky i fundit hyri në shtëpi mori armën, të cilën e kishte pastruar e vajisur më së miri dhe qëlloi tri herë duke e vrarë fqinjin e tij.

Pas ngjarjes ai u kap nga policia, ndërsa bashkëshortja dhe vajzat ikën menjëhere, mbase nga frika e një hakmarrjeje. Policia ka marrë në ruajtje të dyja shtëpitë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.