Kronika

Autoritetet gjermane: Hetimet në Shqipëri çuan në zbulimin e një laboratori të madh kokaine

Prokuroria e Hanoverit e Drejtorisë së Policisë Gëtingen dhe Zyra Kriminale e Landit Nidersaksen deklaratë për operacionin në laboratorin e kokainës në Elbasan

Baza-dhe-paisjet-e-laboratorit-te-droges-Xibrak-3

“Që nga marsi i vitit 2014 Inspektorati Qendror për Krimet në Gëtingen (ZKI Göttingen) nën drejtimin e Prokurorisë së Hanoverit, Zyrës Qendrore për Çështje Penale në Fushën e Narkotikëve, po kryen hetime në mbulim në ngarkim të një rrjeti ndërkombëtar trafiku lëndësh narkotike, i cili dyshohej që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë”, thuhet në deklaratë.

“Fillimisht hetimet nisën në ngarkim të një shtetasi shqiptar 46-vjeçar, i cili banonte përkohësisht në Hameln, si edhe një 47-vjeçareje nga Bodenverderi (Bodenëerder), e dyshuar si bashkëpunëtore e tij”, thekson deklarata.

Pasi në vjeshtën e vitit 2014 u shtuan dyshimet që baza e kokainës ndodhej në Shqipëri, vijon deklarata, “autoriteteve të atjeshme iu dërgua një kërkesë për mbështetje, duke u përcjellë edhe informacionet e nevojshme. Hetimet në Shqipëri çuan në zbulimin e një laboratori të madh kokaine në një kompleks ndërtesash të veçuara dhe të ruajtura me masa shumë të larta sigurie në afërsi të qytetit të Elbasanit”.

Baza dhe paisjet e laboratorit te droges Xibrak (2)

“Në datën 14.01.2015 njësitë speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar kryen kontrolle ndër të tjera edhe në këtë objekt. Gjatë kontrolleve të kryera u arrit të sekuestroheshin në një automjet rreth 20 kg kokainë e pastër. Më tej, autoritetet shqiptare sekuestruan edhe disa armë, midis të cilave një armë automatike, para’ në monedha të ndryshme me një vlerë totale prej mbi 400.000 eurosh si edhe disa automjete dhe sasi të mëdha kimikatesh”, nënvizohet në deklaratë.

“Nga hetimet paraprake dyshohet që kokaina është përzier në Amerikën e Jugut me substancë të parrezikshme dhe pas mbërritjes përftohej sërish në Shqipëri. Dyshohet që laboratori i kokainës ka funksionuar prej disa muajsh. Ende vazhdojnë hetimet për të zbuluar se sa drogë mund të jetë prodhuar gjithsej në laborator. Në Shqipëri u arrestuan 11 shtetas. Ndër të arrestuarit janë edhe dy kolumbianë si edhe 46- vjeçari nga Hamelni. Përveç tyre u arrestua edhe njëri nga nipërit e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Me sa është bërë e ditur, pjesa më e madhe e të akuzuarve në Shqipëri ka marrë masën e sigurisë “Arrest me burg”, theksohet në deklaratë.

“Hetimet e autoriteteve shqiptare i mbështetën atje edhe një prokuror i Prokurorisë së Hanoverit, oficerë krimesh të Inspektoratit të Gëtingenit dhe Policisë Federale Kriminale si edhe ekspertë të Zyrës Kriminale të Landit Nidersaksen. Të mërkurën në Hameln dhe Bodenverder u kontrolluan banesat e 46-vjeçarit dhe 47-vjeçares së dyshuar si bashkëpunëtore e tij. Hetimet vazhdojnë. Informacione të mëtejshme mund të merren pranë Prokurorisë së Hanoverit”, përfundon deklarata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button