☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,803 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,094 ▼ -0.07% ETH $2,138 ▲ +1.66% XRP $1.3480 ▲ +0.61% SOL $81.1200 ▼ -2.37%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Avokati i Popullit: 1 Maji, ditë reflektimi për të drejtat e punonjësve

Me rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve, Avokati i Popullit Igli Totozani në një njoftim për shtyp tha se “sot është një ditë reflektimi për të gjithë ata vendimmarrës të cilët në një mënyrë, apo një tjetër janë të lidhur me të drejtat e punonjësve”.

“Institucioni i Avokatit të Popullit përshëndet reformat dhe masat që synojnë modernizimin e administratës publike dhe zbatimin e ligjit, por këto reforma nuk duhet të sjellin humbjen e vendit të punës për shkaqe të paparashikuara në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës”, tha Totozani.

Duke i kushtuar rëndësi sigurisë dhe kushteve në punë, Totozani tha se “mendimi ynë sot shkon për minatorët dhe të drejtat e tyre duke filluar që nga ajo e jetës. Jo të pakta kanë qenë rastet e humbjes së jetës për shkak të kushteve të punës.Duhet të mendojmë për të gjithë ata qytetarë që punojnë në të zezë, pa asnjë mbrojtje ligjore, pa asnjë siguri, pa asnjë sigurim shoqëror, apo shëndetësor”.

Më tej ai ka shtuar se “sot është dita kur seicili prej nesh që ka detyrimin ligjor të përballet me këto probleme të ndjehet keq e të ulë kokën përballë cdo qytetari që i shkelen të drejtat që legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar i’u njeh dhe sanksionon”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.