☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

‘Babalja’ kërkon azil politik në Kosovë, u “arratis” nga Viçidoli i Berishës

Report TV mëson ekskluzivisht se “Bashkëpunëtori X” i Partisë Demokratike, Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë.

Një burim nga prokuroria e Kosovës ka treguar të gjithë dinamikën që nga ndalimi i Albert Veliut me të birin deri tek kërkesa për azil.

Fillimisht thotë burimi ata janë ndaluar gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimës në afërsi të Prishtinës por ka rezultuar se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri.

Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre.

Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri.

Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera.

Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik. Nuk ka ende detaje se ku bazohet kërkesa për azil e Bashkëpunëtorit X të PD protagonist një audio përgjimi.

E ndihmuan dy persona, Albert Veliu u arratis nga Viçidoli

Ndërkohë mësohet se policia shqiptare ka nisur hetimet se kush e ndihmoi Albert Veliun të largohej ilegalisht nga Shqipëria.

Dyshimet e para lidhen me një person të njohur në selinë e PD me origjinë nga Tropoja, i cili ka mbajtur një funksion të rëndësishëm në kohën kur president dhe kryeministër ishte zoti Berisha.

Të dhënat e para që disponon policia shqiptare lidhen me faktin se Albert Veliu dhe i biri, i shoqëruar nga dy persona kanë kaluar ilegalisht nga fshati Viçidol e më pas kanë kaluar në fshatrat e Gjakovës.

Kjo është tentativa e dytë e Albert Veliut për t’u arratisur.

Ditën kur Partia Demokratike transmetoi videodëshminë e Albert Veliut, ai tentoi të largohej me taksi në drejtim të Kosovës. Por në hyrje të Kukësit në një lokal ai është ndaluar nga Forcat Operacione dhe është sjellë në Tiranë.

Javën e shkuar prokurorët e Krimeve të Rënda për më shumë se 5 morë e morën në pyetje Albert Veliu për llogari të hetimeve nisur për Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Kallëzimit të rremë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.