Kosova

Bahtiri: Beogradi po e destabilizon Mitrovicën

bahtiri-beogradi-po-e-destabilizon-mitrovic-euml-n_hdKryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur 15 gazetarë nga vende të ndryshme të botës, me të cilët ka biseduar për probleme të ndryshme me të cilat përballet komuna që ai e drejton.

Bahtiri ka folur edhe për të ashtuquajturin “parku i paqes” i vendosur mbi urën e Lumit Ibër, ndërsa ka theksuar se raportet ndëretnike janë të shtensionim e sipër, por që është Beogradi ai që po mundohet t’i destabilizojë ato.

“Raportet ndëretnike janë të shtensionim e sipër, por që është Beogradi ai që po mundohet t’i destabilizojë ato”, citohet t’u ketë thënë Bahtiri gazetarëve të huaj, raporton Koha.net.

Këtë e ilustroi edhe me bllokimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, duke thënë se qytetarët serbë deshën të largojnë barrikadën me zhavorr nga ura, por ishte Qeveria e Serbisë ajo që dha urdhrin për bllokimin e sërishëm të saj, kinse me një park paqeje.

“Urat janë për t’i përafruar njerëzit e jo për t’i ndarë ata. Parku i ndërtuar mbi urë nga ana e Beogradit nuk është park i paqes por është bllokadë e urës dhe pengesë për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha ai.

Ndër të tjera, Bahtiri ka thënë se Komuna e Mitrovicës ka probleme të shumta dhe specifike që nuk i kanë komunat tjera të Kosovës, për tejkalimin e të cilave është duke u angazhuar maksimalisht.

Ai ka thënë se prej ardhjes së tij në krye të komunës, situata politike dhe e sigurisë, është gjithnjë e më mirë, ndërsa që po bënë përpjekje që të krijoj kushte sa më të mira edhe për zhvillimin e ekonomik të Komunës, në ç’drejtim edhe ka rezultate që nuk janë për tu nënçmuar.

Bahtiri gazetarëve të huaj ju ka folur edhe për ndihmën që BE-ja ka dhënë për komunën e Mitrovicës, duke e vlerësuar shumë të rëndësishme. Ai përmendi projektin që është në përfundim e sipër për ndërtimin e qendrës tregtare dhe objekteve sportive-rekreative, duke thënë se ato do të jenë ën shërbim ët qytetarëve dhe se do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e jetës së tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button