Politika

Balla i prerë: Reforma në drejtësi nuk negociohet, Meta shkeli Kushtetutën dhe duhet të lirojë atë zyrë

Në seancën e sotme në Kuvend, po diskutohet për dekretin për ligjin e Përmbarimit Gjyqësor Privat, të cilin e riktheu Presidenti i Republikës për shqyrtim, me arsyetimin se është i paqartë.

Në fjalën e tij nga foltorja Kuvendit, kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla, theksoi edhe njëherë se Reforma në Drejtësi nuk do të diskutohet.

Bashkëpunimi me opozitën parlamentare është i rëndësishëm dhe objekti kryesor është reforma zgjedhore, përfshirë diskutimin e hapur për sistemin zgjedhor.

PS bashkëpunon me këdo por kushte nuk pranon, e për të dytën sa i takon reformës në drejtësi, ju këtu, ata në rrugë, ta harrojnë ajo nuk negociohet.

Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin.

Nuk dua të harxhoj kohën sot do të kemi seancë të posaçme të hënë që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të plotë të kushtetues nga ana e presidentit dhe ajo zyrë duhet të lirohet urgjentisht, dhe aty të jetë një figurë që duhet ta bashkojë shoqërinë e jo ta shndërrojë presidencën në një seli të asaj që ka mbetur nga opozita për 30 qershorin.

Ne nuk kemi fituar vetëm betejën e radhës për mandatin 4 vjeçar të bashkive, por edhe luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve në vendi prej 30 qershorit në këtë kuvend nuk do të ketë më kurrë bojkot, djegie mandatesh dhe as parti molotovësh, as fronte armiqësore PPPD ca ishte njëra që doli dje që nuk kishte burrë nëne ta deshifronte”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button