Politika

Ballkani i Hapur/ Në Beograd mbahet ‘Panairi i Verës’, 250 prodhues! Rama: Nismë për njerëzit, kemi humbur shumë kohë

Kryeministiri Edi Rama ndodhet sot në Beograd ku po mbahet Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Në fjalën e tij, Rama tha se ky panair është një nismë për njerëzit, ndërkohë që shumë kohë ka qenë e humbur deri tani. Kryeministiri Edi Rama ndodhet në Beograd ku po mbahet Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Gjatë hapjes së Panairit, dukej se Rama ishte ulur pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Panairi që zgjat nga data 1-4 shtator do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer hap pas hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik.

Teksa ka marrë fjalën, në ceremoninë e hapjes se edicionit të parë të  panairit, Rama e nisi me batuta, duke thënë se do të flasë në gjuhën tij të çuditshme, pasi nuk e njeh gjuhën e çuditshme serbe. Ai tha se ky panair është një nismë për njerëzit, ndërkohë që shumë kohë ka qenë e humbur deri tani.

“Përpara se të vija këtu, po shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur ekipi im edhe vendosa që të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në Epokën e bronzit. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo, por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri- tjetri se kush ka qenë i pari, kush është me i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën që të jetojë këtë vend, ndërkohë që një gjë e kemi mësuar të gjithë, që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Ballkani i Hapur është projekti i paqes i cili do të sjellë të ardhmen për brezat e ardhshëm. Para tij foli i zoti i shtëpisë, Vuçiç, i cili tha se Ballkani i Hapur ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rajon.

“Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, duke qenë se e njoh, unë jam një verëdashës më i madh se këta dhe kam qenë në më shumë vende. Sot kemi diçka për të qenë krenarë. S’mund të jemi më mirë se kaq, ia dolëm ta bënim këtë gjë. Hapa të mëdhenj patjetër që do të vijnë më pas, kur lexoni në broshura kuptoni që ky event është organizuar nga qeveria jonë”, u shpreh Presidenti i Serbisë.

Panairi Ndërkombëtar i Verës do të qëndrojë i hapur për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit unik të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve. Në panair do të prezantojnë produktet e tyre  edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës. Më shumë se 250 ekspozues nga  Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Italia, Spanja, Franca, Turqia, Argjentina, Kalifornia, Afrika e Jugut, etj, do të jenë pjesë e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button