⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,376 ▲0.03%
NASDAQ 26,462 ▲1.12%
NAFTA 100.08 ▼1.65%
ARI 4,072 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,667 ▲ +0.26% ETH $2,353 ▲ +0.88% XRP $1.3213 ▲ +1.55% SOL $101.0500 ▼ -0.76%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,462 ▲1.12 % NAFTA 100.08 ▼1.65 % ARI 4,072 ▲0.84 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,462 ▲1.12 % NAFTA 100.08 ▼1.65 % ARI 4,072 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

“Regjistri Sociologjik” i Zofia Rydet çelet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” është çelur ekspozita e parë për këtë vit, e dedikuar fotografes polake Zofia Rydet dhe projektit të saj “Regjistri Sociologjik”.

Ekspozita sjell një nga sipërmarrjet më të rëndësishme dokumentare të fotografisë së shekullit XX, të nisur nga Rydet në vitin 1978, kur ajo vendosi të dokumentojë jetën e përditshme përmes brendësisë së shtëpive. Për afro tre dekada, ajo realizoi mijëra portrete në ambiente familjare, duke krijuar një arkiv të pasur që pasqyron kulturën, identitetin dhe transformimet shoqërore të komuniteteve të ndryshme.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur rreth 100 fotografi të përzgjedhura nga një fond prej rreth 20 mijë imazhesh, përfshirë edhe ato të realizuara në Shqipëri.

“Një projekt i cili vjen në bashkëpunim me The Photographers’ Gallery të Londrës, ekspozitë e cila u shfaq më parë në këtë institucion të rëndësishëm . Me mbështetjen e ambasadës së Polonisë në Shqipëri dhe Ambasadës Shqiptare në Poloni. Një vepër e saj monumentare e cila fillon diku në vitet 70-të me rreth 20 mijë imazhe dhe kulmon në fillim të viteve 90-të me një rol dokumentues të shtëpive, të pragjeve të dyerve, tek e gjithë mënyra e jetesës së shoqërisë Polake”, tha Luçjan Bedeni, Drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në muajin qershor. Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të çelet edhe ekspozita e ekspeditës etnografike.

The post “Regjistri Sociologjik” i Zofia Rydet çelet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë   appeared first on Euronews Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.