Politika

“Ballkani i Hapur”/ Rama: ‘Vëllai i vogël nuk më dëgjon!’ Kosova e ka të nxehtë plagën, por luftën e ka fituar

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për media që pati me homologun e tij kosovar, në Prishtinë, Albin Kurti, nuk ka pa folur edhe për nismën “Ballkani i Hapur”.
Në lidhje Ballkanin e Hapur, Rama u pyet si një vëlla i madh i kosovarëve, ndërsa përgjigja e tij ishte: “Ka qëlluar që të jem vëlla i madh në shtëpi dhe kam mësuar rrugës që me të voglin ka një problem. Kur i vogli ka një problem thotë ti i madhi duhet të më mbështesësh dhe kur i thua më dëgjo nuk më dëgjon. Unë nuk pretendoj që jam vëlla i madh këtu dhe aq më pak i Albinit, as ai vetë s’do ta pranonte që ta quante veten vëlla i vogël. Ky është një debat i vjetër që kemi për punë debatesh filozofike.”

Rama theksoi se që Ballkani i Hapur nuk mund të jetë i plotë pa njohjen e Kosovës, ndërsa shtoi se një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE, është një hapësirë ku ka më pak vend për tensione që vijnë nga e shkuara.

Rama: ‘Open Ballkan’ është i vetmi drejtim strategjik që ne të mos ngecim, në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës dhe t’i marrim potencialit tonë maksimumin. Riprodhimi i historisë është një industri ballkanike e mirënjohur, por do ia lërë vendin saldimit të paqes. E gjithë kjo nuk mund të jetë e plotë pa njohjen e Kosovës, padiskutim.

Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE në një Ballkan të Hapur është një hapësirë ku ka më pak vend për këto lloj tensionesh që vijnë nga e shkuara. Ballkani nuk është asgjë përveçse marrja në zotërim e procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij, duke mos pritur të na mbledhin një herë në vit e mos të presim që axhendat të na i bëjnë të tjerët. Padiskutim që unë e kuptoj se Kosova e ka të nxehtë plagën dhe se historia është shumë e afërt, por forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje sepse Kosova e ka fituar luftën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button