☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,576 ▲0.72%
DOW 46,602 ▲0.56%
NASDAQ 21,828 ▲1.1%
NAFTA 99.71 ▼1.65%
ARI 4,795 ▲2.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,078 ▲ +0.5% ETH $2,129 ▲ +1.23% XRP $1.3491 ▲ +0.85% SOL $83.8900 ▲ +1.48%
S&P 500 6,576 ▲0.72 % DOW 46,602 ▲0.56 % NASDAQ 21,828 ▲1.1 % NAFTA 99.71 ▼1.65 % ARI 4,795 ▲2.49 % S&P 500 6,576 ▲0.72 % DOW 46,602 ▲0.56 % NASDAQ 21,828 ▲1.1 % NAFTA 99.71 ▼1.65 % ARI 4,795 ▲2.49 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

”Ballkani i Hapur”, reagon ish-ministri i Jashtëm: Po ‘varroset’ me ‘dhëmbët e qumështit ende në gojë

Ballkani i Hapur”, reagon ish-ministri i Jashtëm: Po ‘varroset’ me ‘dhëmbët e qumështit ende në gojë

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka folur për “Ballkanin e Hapur”. Ai shkruan se kjo nismë do të avantazhonte më shumë Serbinë se sa vendet e tjera, ndërsa thekson se ajo është zhbërë falë partnerëve perëndimorë.

Sipas Shehut, Shqipëria duhet të ndjekë vetëm rrugë pro Evropiane, një ndër të cilat është dhe “Procesi i Berlinit”.

Postimi i Tritan Shehut:

Vucic-Rama sot “lajne” duart me “Mini Shengenin”.

Sot ne Novi Sadin, vend lindjen para dy vitesh te atij projekti te deshtuar, zhvillohen “funeralet” e tij, pa prezencen e autorit dhe te “tellalleve”.

Thjesht te tre po i fshihen asaj ceremonie funebre te “Ballkanit te Hapur” alias “Jugosllavia e Re”.

Dhe nuk kishte si te perfundonte ndryshe, ai ishte vetem nje projekt:

1-Ne perputhje me idene e Serbise per “Jugosllavine e Re”, me lider Vucic e supremacine serbe ne Rajon.

2-Ai synonte te vendoste Serbine ne pozicione te avantazhuara edhe ekonomike.

3-Ai synonte te zbehte Kosoven e pavaresine e saj.

4-Ai synonte te “shplante” Serbine nga cfare ajo i shkaktoi Ballkanit e popujve te tij ne dhjetra vite, pa asnje kerkese faljeje nga ajo.

5- Ky projek si shtojce e Unionit EuroAzian te Rusise nepermjet Serbise, jashte dhe ne kontrast me projektet rajonale te Brukselit, synote te terhiqte

Ballkanin Perendimor drejt Lindjes, duke e larguar nga BE.

Fatmiresisht ky projekt larg interesave jetike te Shqiperise, Kosoves, shqipetareve e te gjithe Rajonit si pjese e BE, nuk pati jete te gjate.

Ai po “varoset” me “dhembet e qumeshtit” akoma ne goje.

Ishin vecanerisht ngjarjet e fundit ne Mal te Zi, tanket e avionet rus ne “prag” te Kosoves, qe i dhane goditjen e fundit.

Por jo vetem, ishte dhe qendrimi i forcave pro perendimore ne Rajon, i partnereve tane Perendimore me kundershtite apo perbuzjen ndaj tij, qe i vuri “pikat mbi i” ketij realiteti.

Dhe ketu dua te falenderoj edhe Zonjen Leyen per ate qe theksoi dje ne Tirane, duke e hedhur ne kosh kete “Ballkan te Hapur”:

–Asnje projekt i dobishem i bashkepunimit Rajonal nuk mund te jete jashte “Procesit te Berlinit”, i pa inkluduar ne ate dhe pa pjesemarjen si te barabarte te te gjitha vendeve, tha ajo.

Projekti i Berlinit eshte nje projekt i BE, i iniciuar nga Merkel.

“Ballkani I hapur” ishte nje projekt jashte Brukselit, me autor, zbatues e garant Vucic te lidhur me ate Union te Rusise si kunderpeshe e BE, tre vendesh e diskriminues ndaj te tjereve.

“Varrosja” reale e tij sot, eshte nje hap pozitiv per Rajonin drejt Europes.

Tashti te gjithe duhet te koncentrohemi vetem te Projektet e Brukselit per Rajonin, te permbushja e standarteve te BE, nga secili vend!

 

 

 

 

 

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.