🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,679 ▲ +1.03% ETH $2,006 ▲ +1.03% XRP $1.3360 ▲ +0.91% SOL $82.6700 ▲ +0.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Balluku pret Escobar dhe ambasadorët amerikanë në rajon, në fokus situata gjeopolitike

Zëvendëskryeministrja dhe ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot zv.ndihmësekretaret e Shtetit, Gabriel Eskobar, ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorët amerikanë që kryejnë misionin e tyre në Ballkanin Perëndimor. Takimin e njoftoi vete Balluku ne rrjetet sociale ku theksoi se ne takim u diskutua mbi gjendjen gjeopolitike ne rajon, projektet qe po avancojme me te madhe te SHBA, si S dhe porti i lundrueshëm i Vlorës, me impakt në të gjithë Ballkanin. “E njoha me objektivat dhe hapat që Qeveria Shqiptare po ndërmerr në sektorin e energjisë, por edhe mbi projektet e tjera strategjike si porti i Durrësit. Shpreha mirënjohjen për të gjithë ata krah Shqipërisë që SHBA po i jep duka se çdo rast nuk do të jemi tyre”, u shpreh Balluku.

Ambasadorët amerikanë në Ballkan jane mblodhur në Tiranë, në konferencën e parë të tillë të përfaqësuesve të misionit amerikan, ku diskutohet për prioritetet rajonale dhe globale. Në takimin e së enjtes morën pjesë i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari special dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin e Shtetit Amerikan, James Rubin.

Mikpritës i takimit ishte ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Juri Kim dhe pjesëmarrës ishin ambasadori në Serbi, Christopher Hill, i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Kroaci, Mark Fleming, ambasadorja në Mal të Zi, Judy Reising Reinke, ambasadorja në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, ambasadori në Greqi, George Tsunis, si dhe ambasadorët amerikanë në Bullgari, Kenneth Merten, në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy dhe në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, raportojnë Reporters. Kim bëri të ditur se ky takim është mbajtur për të diskutuar mbi prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan.

“Jam i lumtur që mund të pres kolegët e mi, ambasadorët e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, së bashku me ambasadorin James Rubin dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar, për të diskutuar dhe koordinojnë prioritetet e SHBA-së në Ballkan, besoj se është mbledhja e parë e tillë që mbahet në Tiranë”, ka shkruar Kim në Twitter. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e quajti takimin një mundësi të mirë për të diskutuar mbi prioritetet rajonale dhe globale të SHBA-së. “Faleminderit mikut dhe kolegut tim Ambasadorja Kim që na priti në Tiranë. Ishte një rast i mrekullueshëm për të diskutuar prioritetet tona rajonale dhe globale, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës, mundësitë e energjisë si dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. “, ka shkruar ai. Hovenier në Twitter.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.