Kosova

Ban Ki-moon: Zgjidheni krizën politike!

ban-ki-moon-zgjidheni-kriz-euml-n-politike_hdSekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon është shprehur i brengosur me ngërçin politik në Kosovë, ndërsa ka kërkuar nga liderët kosovarë që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

“Veçmas jam i dëshpëruar për shkak të ngërçit të stërzgjatur politik në Prishtinë dhe pasojave të mundshme negative për përparimet e deritashme dhe forcimin e institucioneve dhe dhe proceseve në Kosovë” ka thënë Ban Ki-moon në raportin më të ri për gjendjen në Kosovë që do të diskutohet në KS të OKB-së më 13 nëntor.

“ U bën thirrje të fuqishme të gjithë entitete politike kosovare dhe para së gjithash liderëve të tyre që ti përforcojnë përpjekjet që zgjedhjet që u mbajtën më 8 qershor të jenë të suksesshme dhe në funksion të tejkalimit të ngërçit aktual”, thuhet në raportin e OKB-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button