☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,761 ▼0.3%
DOW 47,333 ▼0.78%
NASDAQ 22,663 ▼0.15%
NAFTA 87.34 ▲4.66%
ARI 5,182 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,527 ▲ +0.78% ETH $2,072 ▲ +1.97% XRP $1.3927 ▲ +0.58% SOL $87.1900 ▲ +1.51%
S&P 500 6,761 ▼0.3 % DOW 47,333 ▼0.78 % NASDAQ 22,663 ▼0.15 % NAFTA 87.34 ▲4.66 % ARI 5,182 ▼1.15 % S&P 500 6,761 ▼0.3 % DOW 47,333 ▼0.78 % NASDAQ 22,663 ▼0.15 % NAFTA 87.34 ▲4.66 % ARI 5,182 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Basha, aleancë me pro-rusin Viktor Orban

Vizitën në Kongresin e PPE-së, që zhvillohet në Maltë, Lulzim Basha e nisi me një takim me Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë.

Z. Basha dhe z.Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare.

Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin europian të Shqipërisë, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi z. Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Z.Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Kush është Viktor Orban?

Kryeministri i Hungarisë qw njihet edhe si mik ish-kryeministrit Sali Berisha, është një politikan kontrovers, metodat e tij jo fort demokratike dhe vokacioni pro-rus, shkakton shqetësim konstant në Bruksel.

Ai është një anti-Sorosist i tërbuar.

Pak ditë më parë Zëri i Amerikës e rreshtonte Orban ndër “udhëheqësit me prirje të ashpra që e kanë drejtuar zemërimin e tyre kundër Sorosit”.

Orban njihet në Europë edhe si një anti-mysliman dhe kundër emigrantëve.

Para një viti ai organizoi një referendum për të ndaluar hyrjen në BE të refugjatëve që kishin marrë arratinë prej luftërave në Siri, në Afganistan apo në Irak, si dhe për qindra mijëra të tjerë, që kishin marrë arratinë prej urisë e përndjekjes në vendin e tyre.

Në atë kohë Orban deklaroi se emigrantët myslimanë paraqesin rrezik për Hungarinë dhe identitetin dhe kulturën e krishterë të Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.