☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,567 ▼0.37%
DOW 46,478 ▲0.11%
NASDAQ 21,790 ▼0.64%
NAFTA 93.31 ▲3.31%
ARI 4,449 ▼2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,647 ▼ -2.74% ETH $2,078 ▼ -4.88% XRP $1.3778 ▼ -3.06% SOL $87.9900 ▼ -5.16%
S&P 500 6,567 ▼0.37 % DOW 46,478 ▲0.11 % NASDAQ 21,790 ▼0.64 % NAFTA 93.31 ▲3.31 % ARI 4,449 ▼2.27 % S&P 500 6,567 ▼0.37 % DOW 46,478 ▲0.11 % NASDAQ 21,790 ▼0.64 % NAFTA 93.31 ▲3.31 % ARI 4,449 ▼2.27 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Basha: Buxheti 2017 rrit sërish taksat

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se me pr/buxhetin e 2017 do të rriten sërish taksat.

Duke folur për rritjen e taksës së gazit, Basha theksoi se kjo bëhet nga kryeministri për të mbrojtur klientët e tij.

“Nesër Edi Rama do të paraqesë buxhetin e tij të fundit, buxhet i cili konfirmon buxhetet e viteve pararendëse për disa arsye. Së pari, është buxhet që i merr shumicës dhe i jep pakicës. Do të rriten prapë taksat. 10 milionë dollarë më shuamë ka planifikuar t’u marrë shqiptarëve, duke e çuar rritjen totale të taksave gjatë qeverisjes Rama në 430 mln dollarë në vit. Edi Rama që tre vite më parë erdhi në pushtet se 97% e shqiptarëve do të paguajnë më pak taksa, u mori shqiptarëve në këto tre vite 1.5 miliardë dollarë më shumë duke u rritur taksat.

Ka rritur taksën e gazit. Pse e ka rritur? Për t’i shërbyer interesit publik? Jo! Ndërkohë që qytetarët po konvertojnë makinat e tyre nga nafta apo benzina në gaz, sepse gazi është më i lirë, ky do të mbrojë klientët e tij duke i detyruar qytetarët të blejnë naftë ose gaz ose t’ia paguajnë këto para Edi Ramës. Kjo është një masë që nuk ndihmon qytetarët. Ndihmon një grusht klientësh të Edi Ramës në sektorin e hidrokarbureve dhe ndonjë ministër që është ortak me ta”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, qeveria do të rrisë në mënyrë të papërfillshme edhe pagat e pensionet në muajin prill.

Do i rrisë në prill, para se të marrë ndëshkimin me votë. Por, po i rrit pak. Një pensionist shqiptar do të ketë fuqi blerëse 7% më të vogël se 3 vite më parë. Shqiptari mesatar do e ketë 15% më të vogël fuqinë blerëse. Pra, në fund të qeverisjes së tij, do të ketë më pak punë dhe më shumë taksa”, shtoi Basha.

Kreu demokrat nënvizoi se “në thelb, është buxhet i “qepur” për t’i marrë shumicës e t’i japë pakicës”.

Opozita nesër do të shpalosë në detaje këtë buxhet antipopullor për efektet që do të ketë për qytetarët. Alternativ jonë është e kundërta e kësaj që bën Rama. Do të ulim taksat, asnjë lek i qeverisë sime nuk do të shkojë për palma e luks”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.