Politika

Basha në Berat: Prioritet nr.1 i PD-së, kthimi i parave të shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me banorë të rajonit numër 1 në qytetin e Beratit. Prioritet i PD-së, tha ai ësht çlirimi dhe kthimi i parave të shqiptarëve në xhepat e tyre.

“Çlirimi i parave të shqiptarëve, se janë paratë tuaja është prioriteti numër një dhe së dyti, kthimi i këtyre parave në xhepat tuaj. Së pari duke ulur taksat, 9% taksë e sheshtë për biznesin e mesëm dhe të madh, 9% kontributi shoqëror, 15% TVSH-ja. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që gjithsecili prej jush, çdo shqiptar do të ketë në xhep në fund të vitit për kokë jo për familje, 400 euro më shumë se sesa kanë sot. Paratë që do t’i keni mudnësi ti destinoni vetë sipas nevojave, problemeve apo projekteve e tuaja duke i dhënë tregut një stimulim të drejpërdrejtë , duke i dhënë biznesit një shtysë që të financojë projekte të tjera, të investojë më shumë, të hapë më shumë vende pune, duke i dhënë bankave një arsye që ti ç’kyçin dyert e depozitave që i kanë mbyllur nga frika sepse s’kanë siguri”, është shprehur Basha.

Këtë 8 mars vijoi më tej Basha, femrat nuk kanë asnjë arsye të ndihen më të lumtura se jnë vit më parë, pasi janë në ankth për veten, familjen dhe në veçanti fëmijët e tyre.

“Që sot në këtë 8 Mars nuk kanë asnjë arsye të vërtetë të ndihen më të lumtura se një vit më parë apo dy vite më parë, apo tre vite më parë. Por kanë shumë arsye të ndihen më të shqetësuara, më me shumë ankth për veten e tyre, për familjet e tyre e në veçanti për fëmijët e tyre. Ja pra ku jemi, ky është produkti i një qeverie që erdhi me mashtrime, qeverisi me mashtrime dhe me vjedhje dhe po mundohen t’i ikin gjykimit të qytetarit shqiptarë përsëri me mashtrime”, vijoi më tej kreu i PD-së.

Kryedemokrati Basha tha se PD ka përfunduar plotësisht programin dhe së shpejti do të nisë diskutimin me qytetarët në të gjithë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button