Politika

Basha në Gjirokastër: Cili do të jetë qëllimi i qeverisë time

Kreu i PD-së Lulzim Basha në vijim të turit të tij është ndalur në lagjen Zinxhira në Gjirokastër.

Basha u premtoi banorëve se në qeverinë e tij, “qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita”.

Qeveria ime nuk do harxhojë 80 apo 100 milionë euro në vit për zyra, për orendi, për makina, për karburant, për bileta avionësh siç i harxhon ky. Çfarë i duhet kryeministrit një palmë që e blen 600 euro kur ka qindra e mijëra familje që i vënë fëmijët të flenë pa ngrënë. Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita, dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëve të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë. Familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do i paguajnë por do ua paguajë buxheti i shtetit. Kjo do jetë një nga masat që unë do të marr që në ditën time të parë si kryeministër. Paratë e shqiptarëve do të investohen për të hapur vende të reja pune që çdo familje të ketë mundësinë të ketë të paktën 1 të punësuar dhe të mos jenë të varur nga ndihma ekonomike”, u tha Basha, banorëve.

Në aktivin e degës së Gjirokastrës, kryetari i Partisë Demokratike theksoi mesazhin e hapjes, të bashkimit dhe qëndrimit pranë njerëzve. Basha kërkoi që demokratët ta prekin nga afër realitetin e njerëzve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button