☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 96.43 ▲0.94%
ARI 4,880 ▼2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,257 ▼ -2.02% ETH $2,234 ▼ -3.51% XRP $1.4636 ▼ -2.75% SOL $90.1500 ▼ -3.5%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në Kavajë: Edhe të majtëve u ka ardhur në majë të hundës nga Rama

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot në Kavajë, ku ka zhvilluar mitingun elektoral përmbyllës.

Ai përpara qytetarëve kavajas ka bërë të ditur se me votën e tyre do të shembin tullën e fundit të Republikës së Vjetër.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Me votën tuaj më 25 qershor, ju do të shembni tullën e fundit të republikës së vjetër, të republikës që shpenzoi miliona euro për pazaret, pasuritë, pazaret e Edi Ramës, Elvis Rroshit që e vunë Kavajën përfund. Por ora e shpagimit po afron. Dallga e fitores po afron nga jugu dhe veriu. Nga lindja dhe perëndimi shqiptarët janë bashkuar që të refuzojnë metodat e vjetra, krimin në pushtet, oligarkët që i morën frymën vendit, të ndëshkojnë dhe rrëzojnë me votë Edi Ramën dhe Rilindjen e korruptuar dhe të dështuar.

Kudo ku kam qenë në këto ditë intensive të fushatës, njësoj si në Kavajë, njerëzit mezi po presin të gjykojnë dhe largojnë me votë qeverinë e premtimeve të pambajtura.

Edhe të majtëve u ka ardhur në majë të hundës ky kryeministër i premtimeve të pambajtura.

Edi Rama dështoi sepse nuk kishte plan për qytetarët e Kavajës dhe të të gjithë Shqipërisë, për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve, shtresave në nevojë, fshatit… Ndaj këtë diel, vendimi i madh që do të merret nëse do të jetë nëse do të vazhdojmë me katër vjet të tjera me fasada, palma, krim dhe arrogancë, apo do të ulim taksat, do të çlirojmë qindra të rinj kavajas me stazhe pune, me institucione që i shërbejnë qytetarëve.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.