Politika

Basha nga Kukësi: Do të jem kryeministri i ekonomisë dhe i zhvillimit të vendit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbyllo sot fushatën elektorale në Kukës, nga ku premtoi se ai do të jetë Kryeministri i ekonomisë dhe i zhvillimit të vendit. Sipas Bashës, Rama nuk mbajti asnjë fjalim, madje dënoi të varfërit.

“Rama mbylli universitetin këtu në Kukës, duke u hakmarrur ndaj kësaj popullsie. Askush s’mund ta harrojë që në Kukës, Rama mbylli numrin më të madh të bizneseve të vogla. Zbrapsi Kukësin, duke detyruar djemtë e vajzat e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të marrin rrugët drejt mërgimit. Ju e keni marrë vendimin. Unë e kam marrë vendimin për ti dhënë një ndryshim epokal Kukësit, Tropojës e Hasit. Rama nuk ka bërë asnjë gjë të vetme për këtë zonë dhe kështu siç është një zero e madhe Rama do iki me zero deputet nga Kukësi dhe Tropoja”, theksoi Basha.

“Mos i çoni në kuvend, por ndëshkojini për diskriminimin ndaj jush, për pabesinë ndaj jush, për zhgënjimin e madh ndaj jush. Niseni me zero deputet drejt largimit nga pushteti dhe jepini tre deputet Republikës së Re “, tha Basha.

Republika e Re, tha ai, është rruga e vetme për një të ardhme të siguritë. “Republika e Re ka planin ekonomik të vulosur nga Gjermania e SHBA. Ka planin ekonomik që përfshin njerëzit në nevojë, që u larguan padrejtësisht nga skema ekonomike, prandaj siç jeni mbledhur këtu mbushin qendrat e votimit, merrni një mik apo dy dhe votoni për të ardhmen tuaj, duke u bërë pjesë e Republikës së Re”, shtoi kreu i PD.

Basha në Rrëshen e Rubik: Do rrisim pagat dhe pensionet

Pas mitingut në Kukës, ndalesa e radhës e kreut të PD-së Lulzim Basha ishte në Rrëshen dhe Rubik ku takoi shumë qytetarë gjatë ecjes në rrugët e qyteteve. Basha ka sqaruar tregtarët e vegjël që plani i tij do të ndezë ekonominë e vendit, do sjellë para në xhepat e shqiptarëve, do rrisë konsumin, prodhimin, dhe do të krijojë vende pune.

“Sepse, unë do të kem prioritetet e duhura. Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë. Paratë nuk do të çohen dëm për pllaka e fasada, dhe s’do të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit, ka theksuar Basha. Rrubiku është një qytet fantazëm krejtësisht i lënë pas dore. Shitësit në markete dhe ambulantët tregojnë se e mbajnë kot hapur.”, -tha Basha. Basha ndalet tek një lajmërim në qendër të qytetit që tregon se kur vjen uji, Ndërkohë, që sipas tij në Rëshen po hidhen mbi 2 miliardë lekë për fasadat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button