Politika

Basha: Pr/buxheti i vitit të ardhshëm, dëshmi e përkeqësimit të ekonomisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Konventën e 16-të të Forumit Rinor të PD-së. Pr.buxheti i vitit të ardhshëm, tha Basha, është një dëshmi e qartë se asgjë nuk përmirësohet vitin që vjen, dhe ftoj të gjithë në protestë më 8 dhjetor.

“Projektbuxheti i vitit të ardhshëm është dëshmi e qartë se asgjë nuk do të përmirësohet, vetëm përkeqësohet në vitin që vjen. Ne e kemi në dorë ta ndalim këtë të keqe dhe ne do ta ndalim. 8 dhjetori po afron. 25 vjet më parë kush dëgjonte rrok, rrezikonte burgun, kush thoshte s’ka bukë, rrezikonte burgun sepse kështu vendoste byroja politike. Të rinjtë e dhjetorit me në krye Azem Hajdarin thanë “Jo byroja s’mund të vendosë për ne dhe u ngritën, përmbysën regjimin dhe hapën Shqipërinë. A do t’i japim më kohë të keqes, a do t’i lëmë të vjedhin prapë, të mashtrojnë të madh e të vogël? 8 dhjetori po vjen përsëri. Ju e keni në dorë, ne e kemi në dorë. Ta marrim këtë energji të të rinjve dhe ta sjellim në Tiranë para byrosë së Edi Ramës dhe t’i themi ne e kemi në dorë tani dhe ne do të vendosim”, është shprehur Basha.

Situata e rëndë ekonomike, vijoi më tej kreu i demokratëve i ka rrënjët tek mashtrimi me 300 mijë vende të reja pune, tek shëndetësia falas, apo aksesi në universitete.

“73 mijë kryefamiljarë humbën vendet e punës në muajt shtator-tetor, si pasojë e arbitraritetit, arrogancës, kërbaçit në të ashtëquajturin aksion të informalitetit. Në këtë 25-vjetor shqiptarët meritojnë një qeverisje tjetër, shanse për punë dhe barazi para ligjiit. Këta kanë abuzuar 777 milionë euro në një vit, këta që kanë vjedhur nga tatimet dhe doganat 250 milionë dollarë. Edi Rama me 40 hajdutë pasurohen, bëjnë vila, blejnë jaguare e jetojnë si sheik nga njëri cep në cepin tjetër të botës, ndërsa populli dergjet nëpër kampet e refugjatëve”, vijoi Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button