Zgjedhjet lokale 2015

Basha prezanton kandidatët në Memaliaj, Mallakastër, Tepelenë, Këlcyrë e Përmet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie, në Mallakastër Agron Kapllanaj, në Memaliaj Sadik Xhelili, në Tepelenë Veip Çela, në Këlcyrë Gentjan Muhameti, në Përmet Niko Shupuli dhe Kolonjë Viktor Duro.

“Situata e rëndë ekonomike dhe zhgënjimi për premtimet e pambajtura dhe braktisjen që qeveria u ka bërë qytetarëve, ka bashkuar në aktivitete prezantuese të kandidatëve qytetarë të djathtë e të majtë, madje këta të fundit kanë shprehur edhe pakënaqësinë tyre ndaj qeverisë. Njëri prej tyre pjesëmarrës edhe në protestën e 21 janarit i thirrur nga Edi Rama për të rrëzuar “regjimin e Berishës”, ia bën haram votën që i ka dhënë.”- është shprehur Basha.

Në njoftimin për mediat theksohet se të njëjtën situatë Basha ndeshi edhe në Këlcyrë, Përmet dhe Ersekë. “Qytetarë të zhgënjyer, varfëri dhe mjerim, premtime të pambajtura. Të majtë dhe të djathtë shohin sot vetëm një shpresë të largohen nga Shqipëria. Kryetari i Partisë Demokratike u ka kërkuar qytetarëve të bashkohen për të larguar të keqe pasi kjo është zgjidhja dhe jo largimi i qytetarëve.’- ëhstë shprehur Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button