☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,933 ▲ +1.82% ETH $2,022 ▲ +2.07% XRP $1.3461 ▲ +1.92% SOL $83.3800 ▲ +1.47%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Basha: Qeveria të lejojë zbatimin e projektit për mbetjet

Kryebashkiaku-Lulzim-Basha-ka-prezantuar-para-shoqatave-mjedisore-projektin-për-menaxhimin-e-mbetjeve-3-525x350Kryebashkiaku Lulzim Basha prezantoi sot para shoqatave mjedisore projektin për menaxhimin e mbetjeve, projekt i cili ndryshon rrënjësisht për 20 vitet e ardhshme  mënyrën e mbledhjes dhe trajtimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës.

“Sot, duke folur për zgjidhjet dhe politikën tonë afatgjatë të trajtimit të mbetjeve, shpresoj të mund të ngremë ndërgjegjësimin dhe zërin qytetar, që ajo që duhet të jetë politikë për mbetjet, politikë për plehrat, të mos kthehet në politikë me plehrat e të na pengojë në realizimin e synimeve tona”, theksoi Basha.Kryebashkiaku Lulzim Basha ka prezantuar para shoqatave mjedisore projektin për menaxhimin e mbetjeve

Ai bëri të ditur se “me mbështetje të plotë politike edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës ne dedikuam afro 150 mijë dollarë ndërsa BB   500 mijë dollarë dhe së bashku mundësuam kreditimin e studimit të fizibilitetit dhe projektit që do i hapte rrugë këtij modeli të ri, projekt i cili u krye nga ekspertët më në zë dhe përvojën më të suksesshme në grupin e ekspertëve ku ka akses BB”.

Basha  theksoi se zbatimi i këtij projekti kërkon vullnetin politik të qeverisë i cili deri tani ka munguar. Edhe për këtë projekt nuk kërkohet asnjë lek nga qeveria, kërkohet vetëm autorizimi i Bashkisë së Tiranës të hapë procedurat e koncesionit.

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka prezantuar para shoqatave mjedisore projektin për menaxhimin e mbetjeve (2)“Kemi mbetur tek vullneti politik. Që Tirana të ketë kontenierë nëntokësorë brenda tre vitesh në të gjithë qytetin, vitin e parë brenda Unazës së Vogël, pa paguar asnjë lek më shumë, as qytetari, as Bashkia, as qeveria. Kërkohet vullneti politik që kjo skemë konçesionare e hartuar me ekspertizën më të mirë botërore të vihet në funksionim. Kërkohet as më pak e as më shumë por bashkëfirmosja sipas ligjit, për të hapur proçedurën konçesionare” – theksoi kryebashkiaku Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.