Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $81,465 ▲ +0.79% ETH $2,365 ▲ +1.44% XRP $1.5044 ▲ +5.8% SOL $96.3100 ▲ +3.29%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Politika

Basha: Raporti vjetor i CIA, Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke iu referuar sipas tij një raporti të CIA-s për Shqipërinë, deklaroi sot se Shqipëria është vendburimi kryesor për kanabisin.

Kryetari i PD-së, Basha shprehet se “raporti vjetor i CIA-s: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin. Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar”.

Po ashtu, kryetari i PD-së Basha shpërndan një video ku thuhet se “Kryeministri mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjes së Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit”.

Duke sjellë si argument kapjen e sasive të mëdha të drogës nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia, Basha shton se “nga janari, deri në korrik të vitit 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kanabis shqiptar”.

“Deri më tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmërinë e tyre është qeveria. Ministria e Brendshme nuk bën analizën e drogës së kapur, për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit”, – shprehet Basha.

Kryetari i PD-së Basha deklaron se analizat e bëra nga Italia dhe Greqia tregojnë se kanabisi është i prodhuar muajt e fundit.

“Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit. 30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marrë peng vendin”, – pohon Basha.

Po ashtu, Basha thekson se “shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.