☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Pas vdekjes së Sahit Jasharit, mesazh ngushëllimi nga Jakup Krasniqi dhe bashkëluftëtarët në Hagë

Pas ndarjes nga jeta të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur një mesazh ngushëllimi të dërguar nga babai i tij dhe bashkëluftëtarët që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi ai ka treguar se gjatë telefonatës së mëngjesit me babanë e tij, mori porosinë për të përcjellë një telegram ngushëllimi për familjen Jashari dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan veprën e komandantit të ndjerë.

Në mesazhin e tyre, bashkëluftëtarët e Sahit Jasharit shprehen të pikëlluar për humbjen e tij, duke e cilësuar si luftëtar të lirisë dhe hero të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë dhe heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari. Jeta dhe vepra e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare. Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ai i shërbeu atdheut në ditët më të vështira, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë”, thuhet në telegram.

Më tej, në mesazh shprehen ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që ndanë rrugëtimin me të ndjerin.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për luftëtarin Sahit Jasharin dhe e paharruar vepra e tij në shërbim të lirisë dhe atdheut”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.