☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.65 ▼1.38%
ARI 4,185 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,607 ▲ +0.77% ETH $2,427 ▲ +0.52% XRP $1.3108 ▲ +1.08% SOL $105.4100 ▲ +1.24%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,185 ▲0.1 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,185 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Sporti

Personazhi/ Kush është Quinones, kolumbiani që preferoi të luante për Meksikën dhe të thyente “mallkimin” që zgjaste prej vitesh

Meksika me fitoren e arritur mbrëmjen e kaluar arriti që të thyentë një mallkim të vjetër. Seria e golave e hapur nga një kolumbian i dha suksesin e parë “Il Tri” në një ndeshje hapëse Botërori. Meksika është skuadra që ka luajtur më shumë takime hapëse në Botërorë, plot tetë të tilla, por ka arritur që të fitojë vetëm një.

Në këtë fitore historike të arritur në “Stadio Azteca” protagonisti absolut ishte Julian Quinones. Sulmuesi 29-vjeçar ka një histori të veçantë pasi mund të kishte luajture për një kombëtare tjetër.

I lindur më 24 mars 1997 në Narino, Kolumbi, ka përfaqësuar vendin e tij të lindjes deri në kombëtaren e shpresave.

Në 2015 vendosi të shkonte në Meksikë, në sektorion e të rinjve të Tigres, njëra prej skuadrave më të mira të kampionatit. Pas shumë përpjekjeve ai mundi që të stabilizohej në formacion kur luajti për ekipet e Atlas dhe Club America. Pasi nisi të shënonte gola mori vëmendjen e Kolumbisë, e cila e grumbulloi në 2023-in.

Quinones u përgjigj negativisht dhe refuzoi “Cafeteros” pasi dëshira e tij ishte që të përfaqësonte kombëtaren e shtetit ku ishte konfirmuar si futbollist. “Meksika më dha qetësinë e nevojshme dhe unë dëshiroja që të gjeja një mënyra për ta falenderuar”, tha sulmuesi pak kohë më parë.

Ai mori nënshtetësinë meksikane në 2023 ndërsa brenda atij viti, në nëntor, debutoi me fanellën e shtetit në fjalë. Në një intervitë për “TUDN” zbuloi se dëshira e tij për tu kthyer në meksikan u zgjua gjatë Botërorit Rusi 2018 kur Hirving Lozano shënoi golin deciziv në fitoren që “Il Tri” arriti përballë Gjermanisë. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.