🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,440 ▲1.52%
DOW 45,729 ▲1.13%
NASDAQ 21,215 ▲2.02%
NAFTA 104.60 ▲1.67%
ARI 4,641 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -0.75% ETH $2,059 ▼ -0.37% XRP $1.3171 ▼ -1.83% SOL $81.0400 ▼ -3.71%
S&P 500 6,440 ▲1.52 % DOW 45,729 ▲1.13 % NASDAQ 21,215 ▲2.02 % NAFTA 104.60 ▲1.67 % ARI 4,641 ▲1.83 % S&P 500 6,440 ▲1.52 % DOW 45,729 ▲1.13 % NASDAQ 21,215 ▲2.02 % NAFTA 104.60 ▲1.67 % ARI 4,641 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha shpreh keqardhje për bllokimin e investimeve nga qeveria

basha9-534x350Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shprehu sot keqardhjen për bllokimin prej 7 muajsh nga kryeministri Rama të investimeve të parashikuara në buxhetin e vitit 2014, në kopshte, çerdhe e shkolla, sikundër dhe investime të tjera të mëdha.

Gjatë përurimit të rindërtimit të kopshtit “Nënë Tereza”, një investim prej 19 milionë lekësh, kreu i bashkisë, deklaroi se “Edi Rama bllokoi me urdhër politik buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Ky është një fakt i njohur, pa asnjë justifikim, derisa Gjykata Administrative në nivel Apeli e zhbllokoi atë. Edi Rama, bllokon edhe sot e kësaj dite financimin e bulevardit të ri të Tiranës, një vepër madhore nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Tiranës”.

basha kopshti
Kopshti “Nënë Tereza”

Kryebashkiaku shtoi më tej se Edi Rama, ka bllokuar hapat e mëtejshëm në lidhje me tramvajin e Tiranës, projekti i tramit është gati me ndihmën e qeverisë franceze, pret një garanci sovrane, që iu kërkua Edi Ramës edhe kur ishte në vizitë zyrtare në Francë, dhe e vetmja gjë që nuk ka bërë është të japë këtë garanci sovrane pa të cilën projekti nuk mund të zbatohet.

Duke folur për kopshtin e rikonstruktuar nr. 40, Basha u shpreh se nga 25 fëmijë, sot kemi 120 fëmijë të regjistruar në këtë kopsht dhe kushtet e ndërtimit dhe rindërtimit, janë sipas standardeve europiane. Kjo është puna që flet vetë dhe efektet e së cilës ndihen drejtpërdrejt, tek jeta e qytetarëve të Tiranës dhe tek jeta e vogëlusheve të tyre dhe që na bën krenarë sepse përtej fjalëve, veprat flasin vetë”.
Bashkia e Tiranës ka rindërtuar kopshtin “Nënë Tereza”, duke ofruar kushtet më optimale për afro 120 fëmijët që do ta frekuentojnë atë. Kopshti ka ambiente ndenje, fjetje, loje si dhe sistem ngrohje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.