☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

OKB: Mbi 200 000 banorë largohen nga Libani për strehim në Siri

Më shumë se 200 000 njerëz janë larguar nga Libani për në Siri që nga fillimi i ofensivës së fundit të Izraelit në fillim të marsit, tha sot Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Rreth 180 000 prej tyre janë sirianë – që më herët kishin kërkuar strehim në Liban, ndërsa rreth 28 000 libanezë kanë kaluar gjithashtu kufirin për t’i shpëtuar luftimeve në jug.

“Ata mbërrijnë të rraskapitur, të traumatizuar dhe me shumë pak sende personale”, tha Aseer Al-Madaien, përfaqësues i përkohshëm i UNHCR-së në Siri.

Sipas UNHCR-së, rreth gjysma e sirianëve të anketuar planifikojnë të qëndrojnë në Siri, ndërsa pjesa tjetër shpresojnë të kthehen në Liban sapo të përmirësohen kushtet.

Agjencia po siguron ushqim, ilaçe, batanije dhe strehim emergjence për të sapoardhurit.

Gjithashtu UNHCR, po mbështet rreth 3 milionë persona të zhvendosur brenda vendit dhe të kthyer – që janë kthyer në zonat e tyre të origjinës në Siri që nga dhjetori 2024. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.