☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.08 ▲2.74%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,007 ▼ -4.38% ETH $2,189 ▼ -5.88% XRP $1.4631 ▼ -4.02% SOL $90.2700 ▼ -4.96%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha u shkel syrin aleatëve të Ramës: Aleanca jonë e hapur për çdo forcë politike

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se aleanca e djathtë është e hapur për çdo forcë politike. Në konventën e 6-të Kombëtare të PAA-së, ai u shpreh se ‘ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare”.

“Aleanca jonë është e hapur dhe jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike dhe të përfaqësojmë çdo shqiptar që qëndron dhe lufton për këto vlera. Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare, një thirrje mbi formacionet tona politike. Është një thirrje e shoqërisë, e Shqipërisë që kemi për detyrë t’i përgjigjemi. Sot e gjithë Shqipëria është në emergjencë kombëtare, hashashi ka zëvendësuar kultura bujqësore dhe fatkeqësisht është ekonomi kryesore e Shqipërisë sot. Nuk i la shqiptarët të votonin, nuk la as socialistët të votojnë brenda partisë së tij dhe hyri brutalisht me kriminelë në zgjedhjet në universitete. Oferta e vetme është droga, kur dhunon votën, kur e ble atë me paratë e kanabisit dhe korrupsionit nuk e ke kurrë vullnetin e popullit”, tha Basha.

Ai paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme kryeministri do të përdorë kërcënimin dhe presionin për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. “Është pakti i Edi Ramës me krimin në mënyrë që ditën e zgjedhjeve me para, kërcënime, presione e shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve. Sot këtë e ka të qartë i madh e i vogël nga Brukseli deri në Uashington. Ne do të ndahemi nga kjo republike e krimit dhe drogës bashkë me aleatët tanë”, vijoi Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.