☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,713 ▼ -1.25% ETH $2,184 ▼ -1.34% XRP $1.3291 ▲ +0.05% SOL $81.9300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Bashkimi Evropian mirëpret emërimin e Abazoviqit

Duket që Bashkimi Evropian po mirëpret lajmin e emërimit të Dritan Abazoviqit si Kryeministër i Malit të Zi.

Komisioni Evropian përshëndeti formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, tha për RTCG zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Ana Pisonero Hernandez. Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina Popa e përshëndeti gjithashtu formimin e qeverisë së re në Twitter.

“Ne presim që kjo të rivendosë besimin politik dhe institucional që i nevojitet vendit,” thanë Pisonero Hernandez dhe Kristina Popa.

Komisioni thotë gjithashtu se mezi presin “të punojnë me të gjithë aktorët politikë dhe institucionet në zbatimin e reformave në lidhje me BE-në, në një frymë konstruktive dhe në përputhje me pritshmëritë e mëdha të qytetarëve malazezë për të përparuar në procesin e anëtarësimit në BE. ”

“Ne e vlerësojmë shumë rezultatin e qëndrueshëm të Malit të Zi për pajtueshmërinë 100% me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe presim me padurim që Mali i Zi të vazhdojë të qëndrojë në të njëjtën anë me BE,” tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Brukseli mirëpret gjithashtu njoftimin se prioriteti strategjik i qeverisë së re është përshpejtimi i negociatave të anëtarësimit të vendit në BE duke forcuar sundimin e ligjit dhe zbatimin e reformave ekonomike, me fokus në luftimin e korrupsionit, zhvillimin më të qëndrueshëm ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Ne inkurajojmë Malin e Zi që të përfitojë sa më shumë nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. BE do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Malit të Zi dhe ta mbështesë atë në këtë përpjekje”, përfundoi Pisonero.

Në një takim me kreun e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oan Kristina Pop, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha që Ne duam një qeveri efikase, ne po nisim një dialog politik për të zhbllokuar institucionet e drejtësisë. Shteti i së drejtës është në focus.

“Ne po fillojmë punën menjëherë. Evropa mund të llogarisë në Malin e Zi si një partner të sinqertë,” shkroi ai në Twitter.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi Tonino Picula dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Këshillin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi, Vladimir Bilçik përshëndetën rezultatin e votimit të djeshëm në Parlamentin malazez dhe uruan kryeministrin Dritan Abazoviq dhe qeverinë e tij si dhe Kryetaren e Kuvendit Danijela Gjuroviq në zgjedhje.

“Ne presim të punojmë së bashku me partnerët tanë për të vazhduar rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Megjithëse Mali i Zi ka humbur kohë të çmuar në muajt e fundit, ne besojmë në vendosmërinë politike të qeverisë së re për të përshpejtuar proceset e nevojshme reformuese, në përputhje me vlerat e tij evropiane dhe mbështetjen e madhe të qytetarëve malazezë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,” thanë Picula dhe Bilçik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.