Bayerni ‘shkatërron’ Atalantën me goleadë, vulos kualifikimin në Bergamo
Fitore e thellë 6-1 e Bayernit në fushën e Atalantës, rezultat që prakikisht e ka mbyllur çështjen e kualifikimi.
Bayern i Mynihut e ka nisur fuqishëm përballjen ndaj Atalantën, duke kaluar në avantazh shumë shpejt.
Skuadra gjermane shënoi në minutën e 12-të me mbrojtësin Josip Stanisic. Pas një topi të mbetur brenda zonës, kroati reagoi më shpejt se të gjithë dhe goditi ulët drejt mesit të portës, duke mposhtur portierin dhe duke kaluar Bayernin në epërsi 0-1.
Nuk ndalet Bayerni, shënon golin e dytë me Olise në minutën e 22-të.
Atalanta në shok, Bayerni shënon të tretin me Gabry-n në të 25-tën.
Vazhdon dominimi i Bayernit, që realizon golin e katërt me Jackson-n, më pas shënon Olise e sërish Jackson.
Në shtesë, Pasaliç realizoi golin e ‘flamurit’ për Atalantën.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.