Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,852 ▼ -0.27% ETH $2,051 ▼ -0.92% XRP $1.3167 ▲ +1.04% SOL $79.8300 ▲ +0.21%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

BE, plan emergjent për emigrantët. 700 mln euro ndihma në 3 vite

Bashkimi Europian po përgatitet të shpenzojë qindra miliona euro në ndihma humanitare, ndërsa Greqia po përpiqet të përballojë fluksin e paprecedentë të refugjatëve.

Sipas planeve, fondet e BE-së mund të dislokohen brenda Europës, në të njëjtën mënyrë me të cilën ato përdoren për të ndihmuar në zbutjen e krizave jashtë bllokut.

Plani që do të miratohet nga organi ekzekutiv i BE-së, Komisioni Euriopian, u mundëson agjencive europiane të ndihmës që të punojnë për të parën herë drejtpërdrejt me OKB-në dhe grupet e tjera brenda Europës, në vend që të disbursojnë parà për shtetet anëtare të veçanta.

Zyrtarët e BE-së thonë se, plani i ndihmës do të siguronte 300 milionë euro këtë vit, në ndihmë të çdo shteti që përballet me krizën e emigrantëve. Në total, 700 milionë euro do të jenë në dispozicion gjatë 3 viteve.

Sidoqoftë, edhe nëse fonde të tilla do të mund të akordohen shpejt, BE përballet sërish me nevojën e ndaljes së fluksit të të ardhurve të rinj. Kjo do të kërkonte një bashkëpunim më të mirë me Turqinë.

Greqia i ka kërkuar Komisionit Europian rreth 500 milionë euro ndihma, për rreth 100 mijë azilkërkues. Rreth 24 mijë emigrantë në Greqi kanë nevojë për strehim dhe më shumë se 8 mijë janë të mbërthyer, në kushte të vështira, në kufirin me Maqedoninë. Kalimi në Idomeni është mbyllur pas protestave të emigrantëve të dëshpëruar, për të vazhduar udhëtimin e tyre në vendet më në veri, në mënyrë të veçantë drejt Gjermanisë.

Pavarësisht mbylljes së kufirit, mijëra emigrantë dhe refugjatë vazhdojnë të udhëtojnë drejt Idomenit. Me kampin e mbipopulluar, shumë prej tyre janë detyruar të presin në autobusë apo në pikat e karburanteve përgjatë rrugës nga Athina.

Disa emigrantë janë bllokuar në kampin e mbipopulluar prej më shumë se një jave. Ushtria greke ka ngritur edhe 3 kampe të tjera afër Idomenit, por të gjitha janë thuajse plot. OKB ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare, të shkaktuar si pasojë e shtimit të numrit të emigrantëve në kufijtë e Greqisë.

Kushtet në kufirin grek janë të vështira, e gjithnjë e më shumë po mungon ushqimi, strehimi dhe uji i pijshëm. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk do të vizitojë ndërkohë Kroacinë dhe Maqedoninë, para se të ndalet në Greqi dhe Turqi, për bisedime që do t’i paraprijnë samitit të posaçëm të Bashkimit Europian, të hënën e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.