☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 92.88 ▼2.79%
ARI 4,657 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,430 ▼ -0.93% ETH $2,152 ▼ -1.9% XRP $1.4559 ▼ -0.34% SOL $89.5000 ▼ -0.8%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.88 ▼2.79 % ARI 4,657 ▲1.11 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.88 ▼2.79 % ARI 4,657 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Bota

BEJRUT – Shkon mbi 1 000 numri i të vdekurve në Liban nga sulmet izraelite

2BEJRUT, 19 mars /ATSH-AA/ – Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se të paktën 1.001 persona janë vrarë dhe 2 584 janë plagosur nga sulmet izraelite që nga 2 marsi.

Në një deklaratë, ministria bëri të ditur se mes viktimave janë 118 fëmijë dhe 79 gra, ndërsa mes të plagosurve janë 365 fëmijë dhe 414 gra.

Ministria shtoi se 33 persona janë vrarë dhe 152 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore në të gjithë Libanin që nga fillimi i marsit, në mes të përleshjeve ndërkufitare me Hezbollahun, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që është në fuqi që nga nëntori i vitit 2024.

Kanali 12 i Izraelit raportoi të mërkurën se Tel Avivi synon të pushtojë vijën e parë të fshatrave në jug të Libanit për të parandaluar sulmet nga kjo zonë.

Përshkallëzimi aktual pasoi një ofensivë të përbashkët SHBA–Izrael kundër Iranit, që ka shkaktuar rreth 1.300 viktima që nga 28 shkurti. Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, duke thënë se këto sulme kanë në shënjestër “asetet ushtarake amerikane”.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.