roze

Ben Affleck dhe Jennifer Garner hedhin poshtë thashethemet

Ata u përfolën për një ndarje mes tyre ditët e fundit, por Ben Affleck dhe Jennifer Garner i kanë hedhur poshtë këto thashetheme.

Aktori 42-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare janë fotografuar gjatë një shëtitje së bashku me fëmijët e tyre ditën e enjte në Santa Monika.

Kanë qenë revistat “OK!” dhe “National Enquirer” ato që kanë raportuar këtë javë se marrëdhënia e çiftit është pranë fundit duke shtuar se vendimi për divorcin ka ardhur pas disa vitesh probleme në martesën e tyre.

Ben dhe Jennifer janë martuar në 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button