☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.28 ▲0.86%
ARI 4,678 ▼4.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,137 ▼ -5.21% ETH $2,170 ▼ -6.26% XRP $1.4650 ▼ -3% SOL $89.8900 ▼ -4.3%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.28 ▲0.86 % ARI 4,678 ▼4.46 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.28 ▲0.86 % ARI 4,678 ▼4.46 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Beqiri në Japoni: Zhvillim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve

Pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin e ushqimit, Foodex 2016 që po zhvillohet në Tokio të Japonisë, është shoqëruar me një seri takimesh ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve – AIDA dhe homologëve e bashkëpunëtorëve japonezë.

Në ditën e dytë të panairit, kreu i AIDA-s, Genti Beqiri, i shoqëruar nga Armand Shandro, përfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Tokio dhe Daniel Guce, Drejtor i SME-ve dhe Zhvillimit të Eksporteve të AIDA-s, kanë zhvilluar një takim me Makiko Fukatsu – drejtuese e departamentit europian të marrëdhënieve ndërkombëtare të JICA dhe, Hitomi Oka – drejtuese e departamentit të zhvillimit të sektorit privat në JICA.

Beqiri theksoi se Shqipëria ka një potencial të madh për zhvillimin ekonomik dhe bëri me dije se Agjencia që ai drejton, sipas tij, ka në synimet e saj rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet AIDA dhe JICA në fushën e trajnimeve dhe projekteve kërkimore, me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.

Në këtë takim ai shprehu mirënjohjen dhe falenderoi përfaqësuesit e JICA për mbështetjen e deritanishme, që ka konsistuar kryesisht në trajnimin e punonjësve të institucionit të AIDA-s si edhe në mbështetjen e projekteve të ndryshme me impakt pozitiv në ecurinë e punës së Agjencisë, siç është projekti “Aksesi i Biznesit në Financë”.

Ky projekt i realizuar gjatë vitit 2014 nga AIDA në bashkëpunim JICA, në formën e asistencës për sipërmarrjet e reja të SME-ve, konsistoi në organizimin e një seri seminaresh në 9 rrethet kryesore të vendit me sipërmarrësit e SME-ve, kryesisht për të rinjtë që dëshirojnë të hapin biznese të reja në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe të shërbimeve.

Znj. Fukatsu, vleresoi bashkëpunimin e deritanishëm me AIDA-n dhe shprehu kënaqësinë për projektin e finalizuar ndërmjet dy institucioneve. Gjithashtu, ajo pohoi se JICA do të vijojë mbështetjen e saj ndaj agjencisë AIDA, duke u fokusuar në  trajnimin e kapaciteteve brënda institucionit, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve të agjencisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.