Politika

Berisha: 14 maji është një datë që ndan historinë

Kryetari i grupit të Rithemelimit në PD ishte në takim me demokratë e banorë të Lushnjës, ku paraqiti kandidatin e përzgjedhur nga primaret për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit, Eduart Sharka.

Berisha e vlerësoi takimin se vjen në një moment kritik, siç tha, “kur në thellësitë e kësaj toke, të shpirtit të çdo shqiptari buron një kushtrim, buron një thirrje; të bëjmë gjithçka për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe të Lushnjës dhe Shqipërisë, këtë shkretim të madh të kombit shqiptar”.

“Në këtë kontekst, 14 maji është një datë që ndan historinë, sepse ju më 14 maj, pas 32 vitesh jeni të ftuar të votoni kandidatin që ju keni zgjedhur me votën e lirë, që nuk ua ka emëruar as kryetari, as kryesia e partisë. Erdha këtu 1 vit e gjysmë më parë në këtë sallë dhe në çdo sallë ku shkova, demokratët me të drejtë kërkuan: t’i emërojmë ne me votën përfaqësuesit tanë dhe kjo sot është një realitet”, tha Berisha.

Ai e cilësoi Eduart Sharkën, njërin nga qytetarët shembullorë, një nga njerëzit më punëtorë, më të aftë, i cili e do me shpirt Lushnjën dhe e njeh në të gjithë problematikën e saj, një njeri i cili, një specialist, ekspert, demokrat i gatshëm për të vendosur të gjithë energjitë e tij, dijen, ndershmërinë përkushtimin në shërbimin e qytetarëve.

“Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet që ndajnë historinë, sepse ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë dhe të ndalojmë këtë katastrofë, shkretim të kombit dhe vendit tonë. Në harkun kohor prej 8 vitesh nga Shqipëria kanë emigruar në BE, 937 mijë shqiptarë, po të përfshihen edhe vendet jo Shengen, kjo arrin mbi 1 mln”, tha ai.

“Shqipëria braktiset sikur të ishte jo tokë e bekuar, por tokë e mallkuar. Megjithatë lushnjarët punëtorë, atdhedashës, shqiptarët ardhedashës, largohen, braktisin me qindra në ditë, me mijëra në javë vendin e tyre, më shumë se sirianët që janë në luftë civile dhe të tjerët që janë konflikte”, vijoi Berisha.

“Çfarë po ndodh me ne? Është koha që të shtrojmë këtë pyetje, çfarë do që jemi, demokratë, socialistë pa parti. Duhet të ndalemi çfarë po ndodh me ne. Një regjim ka vendosur monizmin, monizmat janë dramat më të mëdha të popujve në histori. Por nuk ka popull në botë ta dijë më mirë se ne shqiptarët se çfarë do të thotë monizëm, ne e kaluam atë për gjysmëshekulli”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button