🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

Pas një odiseje 6 milionë dollarëshe për të mbërritur sërish në Shtetet e Bashkuara, Sali Berisha duket se ka vendosur që udhëtimin amerikan ta përdorë edhe për të eksportuar një nga formatet e tij më të njohura politike: “Foltoren”.

Në rrjetet sociale të Berishës janë promovuar së fundmi takime me komunitetin shqiptar në Dallas të Teksasit, të planifikuara për 8 shtator, ku do të marrë pjesë edhe Fatmir Mediu.

Me pak fjalë, Teksasi do të ketë për disa orë versionin amerikan të “Foltores,” ku do Berisha dhe Mediu do dalin përballë një grupi emigrantësh shqiptarë, këtë herë jo në bulevardin e Tiranës, por në Lewisville të Dallasit.

Ironia e kësaj “Foltorjeje” amerikane është se Berisha shoqërohet në këtë udhëtim nga Fatmir Mediu, i cili prej vitesh e ka kultivuar profilin e tij si “garancia republikane,” apo një lloj njeriu i Amerikanëve brenda opozitës, kur vetë amerikanët refuzojnë kontaktet me demokratët shqiptarë për shkak të statusit non-grata të Berishës.

Tani, pikërisht ky “njeri i republikanëve” po shfaqet krah Sali Berishës, një politikani të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe që prej vitesh e ka ndërtuar një pjesë të retorikës së tij politike mbi akuzat se Amerika, ambasadorët e saj dhe institucionet amerikane kanë ndërhyrë kundër tij.

Megjithatë, në thelb, formati i këtij takimi të Berishës mbetet familjar.

Për vite me radhë “Foltorja” e tij në Tiranë ka funksionuar si një takim i delirantëve të Kryeqytetit dhe militantëve më besnikë të tij, ku kreu i PD-së flet gjatë, ata e dëgjojnë dhe në fund gjithçka paraqitet si një ngjarje politike shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se sa pjesëmarrja reale në sallë.

Tani ky model udhëton përtej Atlantikut.

Pas gjithë përpjekjes për t’u rikthyer në Amerikë, Berisha duket se nuk ka ndërmend të humbasë kohë me ndryshimin e formatit.

Nga Tirana në Teksas, “Foltorja” mbetet “Foltore”. Ndryshojnë vetëm flamujt në sfond dhe adresa ku mblidhen dëgjuesit. /Tema/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.