🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.23% ETH $2,259 ▲ +0.24% XRP $1.2470 ▼ -0.44% SOL $94.0000 ▼ -1.94%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Hoxha në Forumin Evropian Alpbach: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, me ftesë të homologes austriake, Beate Meinl-Reisinger, mori pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku iu bashkua panelit të diskutimit “Aftësia dhe Ripërtëritja: Mobilizimi i Fuqisë së Evropës për të Vepruar”. Gjatë diskutimit, Hoxha theksoi se për Shqipërinë si një vend i vendosur në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, e tashmja dhe e ardhmja jonë janë thellësisht të ndërthurura me të ardhmen e vetë Evropës.

Për këtë arsye sipas tij, sfidat e Evropës janë sfidat tona dhe vendimet e marra sot do të ndihmojnë në formësimin e Evropës së cilës aspirojmë t’i bashkohemi nesër.

“Shqipëria nuk po përgatitet vetëm për t’u bashkuar me BE-në. Ne tashmë po kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës përmes përputhjes sonë të palëkundur me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, duke përfshirë miratimin e sanksioneve të BE-së dhe pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet e udhëhequra nga BE-ja; përmes rolit tonë aktiv brenda NATO-s; dhe përmes angazhimit tonë të vendosur ndaj vlerave, parimeve dhe përgjegjësive që mbështesin projektin Evropian. Ne jemi të gatshëm të marrim një rol edhe më të madh në adresimin e sfidave tona të përbashkëta”, tha Hoxha.

Ministri nënvizoi se ambicia jonë nuk është thjesht të jemi gati për Evropën, por të jemi të dobishëm për Evropën.

“Evropa të cilës kërkojmë t’i bashkohemi nuk duhet të jetë vetëm më e madhe. Duhet të jetë një Bashkim që është më i aftë të veprojë, më i shpejtë kur është e nevojshme, më i fortë kur sfidohet dhe më i bashkuar kur ka më shumë rëndësi. Kjo është arsyeja pse Shqipëria vlerëson të jetë pjesë e diskutimit evropian sot: sepse duam të ndihmojmë në formësimin e Evropës së nesërme”, deklaroi Ministri i Jashtëm. Paneli u fokusua në mënyrat se si Evropa mund të forcojë aftësinë e saj, për të formësuar të ardhmen e saj në një botë që ndryshon me shpejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.