Politika

Berisha: Kokëdhima vjedh 23 mln euro nga Albpetrol

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deputeti Koço Kokëdhima dhe ministri i Energjisë kanë vjedhur 23 milionë euro nga kompania Albpetrol.

Berisha publikon artikullin e një faqeje online, që sipas tij ka dokumente autentike të një vjedhjeje monstruoze.

“Sipas këtyre dokumenteve Albpetrol i ka shitur Besnik Sules me urdher te Kokedhimes dhe Gjiknurit, 255 mije ton nafte me çmim 20% me lire sesa çmimi i bursës, çmim me te cilin shiste naftën e vet Bankers Petroleum, duke bere kështu që kompania shtetërore të fitonte 105 milionë euro dhe jo 128 milionë euro saç fitonte me shitjen e të njëjtës sasi Bankers”, shkruan Berisha.

Sipas deputetit demokrat, Albpetrol ka humbur 23 milionë euro nga shitja e naftës, duke shtuar se kjo sasi parash është ndarë midis Kokëdhimës, biznesmenit dhe ministrit të Energjisë.

“Ndërkohë që këta kyemafiozë ndajnë me njëri-tjetrin dhe hajdutin e shtetit Gjiknuri 23 milionë euro. 1200 familje në Ballsh vuajnë për kafshatën e gojës prej 8 muajve sepse kryemafiozi Sula nuk i paguan firmës që ka uzinën, detyrimet e tij me të cilat ajo paguante rrogat e punëtoreve por ndan paratë me kryemafiozin tjetër Kokedhima, që urdhëron Pukën ti shesi atij dhe Besnikut, me 20 % ulje, 255 mije ton naftë të shtetit”, shton Berisha.

Ai thotë se Gjiknuri ka hedhur për dy tenderat ku nafta është shitur me 20% më pak se çmimi i tregut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button