🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz: Rënia e raketës në Poloni tregon se Rusia është e gatshme për përshkallëzim

BERLIN, 30 korrik /ATSH-AFP/ -Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se rënia e një rakete në Poloni, e cila dyshohet se u lëshua nga Rusia gjatë sulmeve masive ndaj Ukrainës, tregon se Moska është “e gatshme për një përshkallëzim” të konfliktit edhe me Evropën.

Sipas  kancelarit Merz, incidenti dëshmon për “mungesën totale të skrupujve” nga ana e Rusisë, duke e cilësuar atë një zhvillim shqetësues për sigurinë evropiane.

Në një postim në rrjetin social X, kancelari gjerman dënoi ashpër valën e sulmeve ruse ndaj Ukrainës, duke theksuar se “shumë civilë humbën edhe një herë jetën” si pasojë e bombardimeve.

Gjermania mbetet një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës në përballjen me agresionin rus, duke ofruar ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare për Kievin.

Deklaratat e Merz vijnë në një moment tensionesh të larta, pasi rënia e raketës në territorin polak ka ngritur shqetësime për rrezikun e zgjerimit të konfliktit përtej kufijve të Ukrainës. /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.