🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SOFT NEWS – George Clooney dhe familja evakuohen nga shtëpia në Francë për shkak të zjarreve

NJU JORK, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Aktori i njohur i “Hollivudit”, George Clooney, dhe familja e tij janë detyruar të evakuojnë shtëpinë e tyre në juglindje të Francës për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë zonën.

Clooney, 65 vjeç, tha se nuk e di nëse banesa që ndan me bashkëshorten e tij, avokaten e të drejtave të njeriut Amal Clooney, në fshatin Brignoles, do t’i mbijetojë kësaj situate.

Në një letër drejtuar kryebashkiakut të Brignoles, Didier Bremond, ai shprehu shqetësimin për komunitetin dhe premtoi mbështetje për rindërtimin e zonës pas katastrofës.

“Nuk e dimë nëse shtëpia jonë e bukur do ta përballojë këtë moment të tmerrshëm. Ndërsa po largohemi nga Brignoles, shpresojmë që ju dhe banorët të jeni të sigurt. Amal dhe unë jemi të përkushtuar të ndihmojmë komunitetin tonë, pavarësisht se çfarë do të ndodhë”, shkroi aktori.

George dhe Amal Clooney u vendosën përfundimisht në këtë zonë në vitin 2021, pasi blenë një pronë të madhe që aktori e ka përshkruar si “ferma jonë në Francë”.

Çifti, së bashku me binjakët Ella dhe Alexander, morën shtetësinë franceze në dhjetor të vitit të kaluar.

Përveç karrierës së tij në kinema, Clooney është bashkëthemelues i Fondacionit” Clooney Foundation for Justice”, i cili ofron ndihmë juridike falas në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të grave.

Aktori njihet për rolet në filmat “Ocean’s 11”, “Syriana”, “Ticket to Paradise” dhe serialin “ER”. /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.