🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,406 ▲1.23%
DOW 52,046 ▲0.88%
NASDAQ 25,003 ▲2.29%
NAFTA 83.68 ▼0.92%
ARI 4,174 ▲1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,798 ▲ +1.72% ETH $1,918 ▲ +1.35% XRP $1.0892 ▲ +1.91% SOL $74.5000 ▲ +1.85%
S&P 500 7,406 ▲1.23 % DOW 52,046 ▲0.88 % NASDAQ 25,003 ▲2.29 % NAFTA 83.68 ▼0.92 % ARI 4,174 ▲1.87 % S&P 500 7,406 ▲1.23 % DOW 52,046 ▲0.88 % NASDAQ 25,003 ▲2.29 % NAFTA 83.68 ▼0.92 % ARI 4,174 ▲1.87 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

“Misioni ynë mbaron me vendosjen e flamurit të Skënderbeut në BE”, Rama: PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim të zgjeruar me grupin parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS, ku prezantoi dokumentin e ri strategjik “Prania Besnike”.

Ai e cilësoi këtë si një aneks të “Besës”, duke e vendosur në qendër të vëmendjes si një udhërrëfyes për punët e brendshme të partisë dhe për mënyrën se si PS duhet të lidhet me qytetarët.

Rama theksoi se ky dokument nuk është një sportel ankesash apo një ritual i përsëritur, por një mekanizëm i gjallë që duhet të ndërtojë një kulturë të re politike: “Dëgjim pa teatër, organizim pa burokraci, ndihmë pa kushte.”

Kryeministri theksoi se në një demokraci asnjë parti nuk e trashëgon pushtetin dhe nuk e ka atë pronë

Duke iu referuar kritikave pas 13 viteve në pushtet, Rama pranoi se pyetja “Pse doni të qëndroni akoma më gjatë?” është legjitime.

“Qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë dhe dëshirat e tyre. Mallkimet nuk i konsideroj, por pyetjet janë legjitime dhe dëshirat janë shprehje lirie.”

Ai shtoi se në një demokraci, pushteti nuk është pronë e askujt dhe nuk trashëgohet.

“Një parti politike as e trashëgon timonin e pushtetit, as ka të drejtë ta lëshojë rrugës, sepse disa të tjerë duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. PS ushtron pushtetin për aq kohë sa populli ia ka dhënë dhe për aq kohë sa ka votat në Kuvend.”

Rama theksoi se qeverisja është kushtetuese dhe se populli flet vetëm një herë në katër vjet, përmes votës.

“Prania besnike e PS nuk mund të jetë sportel ankesash dhe as kopje e ritualit të Singaporit. Ajo duhet të marrë mësimin nga përvojat e të tjerëve dhe jo sëmundjen e tyre dhe duke ndërtuar dëgjimin pa teatër, organizimin pa burokraci, ndihmën pa kushte.Këtu vjen një pyetje që ua bëjnë njerëzit: Pse doni të qëndroni akoma më gjatë? Pse nuk e kuptoni që është koha t’u lini vendin të tjerëve, ose ta shprehin copë si dëshirë dhe urdhër: “Po ishalla vdisni një orë e më parë dhe u hapni rrugë të rinjve.”Pyetjet janë legjitime, dëshirat me zë të lartë janë shprehje lirie, ndërsa mallkimet nuk i konsideroj.Pas 13 vjetësh në qeverisje, “Pse doni të qëndroni?” është pyetja më legjitime. Duhet të ndajmë dy gjëra: pse nuk largohemi ne sot dhe pse duam ne të meritojmë vazhdimësinë nesër. Kjo është demokracia dhe një parti nuk e trashëgon timonin e pushtetit, nuk e ka pronë dhe as nuk mund ta lëshojë rrugës. PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës dhe votave në Kuvend. Protestuesit nuk janë populli, as ne këtu nuk jemi populli. Të gjithë jemi pjesë e tij, mund të përfaqësojmë popullin vetëm nëse ai na i jep mandatin në emër të Kushtetutës.”

Ai shtoi se protestuesit nuk janë populli, as drejtuesit e partisë nuk janë populli, por të gjithë janë pjesë e tij.

“Përfaqësimi vjen vetëm me mandat nga vota, dhe ky është parimi themelor i demokracisë.”

Rama komentoi edhe thirrjet për dorëheqjen e tij, duke thënë se nuk mund të largohet nga detyra vetëm sepse “një pakicë thërret në kor”.

“‘Rama jepe dorëheqjen’, ajo këngë mua më pëlqen dhe më energjizon. Por të largohesh nga detyra pse një pakicë thërret në kor, është vetëm braktisje e një përgjegjësie të madhe. Misioni ynë do të vazhdojë me vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës së Bashkuar.””, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.