🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar dhe drejtuesit politikë, ku ka prezantuar një dokument të ri strategjik për organizimin e partisë.

Duke folur për kritikat dhe pyetjet që i drejtohen qeverisë pas 13 vitesh në pushtet, Rama tha se pyetja “Pse doni të qëndroni akoma më gjatë?” është plotësisht legjitime. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë dhe dëshirat e tyre, ndërsa shtoi se mallkimet nuk i konsideron.

Kryeministri theksoi se në një demokraci asnjë parti nuk e trashëgon pushtetin dhe nuk e ka atë pronë.

“ Prania besnike e PS nuk mund të jetë sportel ankesash dhe as kopje e ritualit të Singaporit. Ajo duhet të marrë mësimin nga përvojat e të tjerëve dhe jo sëmundjen e tyre dhe duke ndërtuar dëgjimin pa teatër, organizimin pa burokraci, ndihmën pa kushte.

Këtu vjen një pyetje që ua bëjnë njerëzit: Pse doni të qëndroni akoma më gjatë? Pse nuk e kuptoni që është koha t’u lini vendin të tjerëve, ose ta shprehin copë si dëshirë dhe urdhër: “Po ishalla vdisni një orë e më parë dhe u hapni rrugë të rinjve.”

Pyetjet janë legjitime, dëshirat me zë të lartë janë shprehje lirie, ndërsa mallkimet nuk i konsideroj.

Pas 13 vjetësh në qeverisje, “Pse doni të qëndroni?” është pyetja më legjitime.

Duhet të ndajmë dy gjëra: pse nuk largohemi ne sot dhe pse duam ne të meritojmë vazhdimësinë nesër. Kjo është demokracia dhe një parti nuk e trashëgon timonin e pushtetit, nuk e ka pronë dhe as nuk mund ta lëshojë rrugës.

PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës dhe votave në Kuvend. Protestuesit nuk janë populli, as ne këtu nuk jemi populli. Të gjithë jemi pjesë e tij, mund të përfaqësojmë popullin vetëm nëse ai na i jep mandatin në emër të Kushtetutës.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.