Kronika

Besimtarët festojnë Krishtlindjen

Besimtarët në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen.

Kufizimet për shkak të pandemisë bënë që dita e lindjes së Krishtit të pritej në një atmosferë tejet të ndryshme nga vitet e tjera.

Në Tiranë, mesha e Krishtlindjes që mbahet në mesnatë, të enjten u zhvillua në orën 18:00. Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë besimtarët ishin të paktë dhe të gjithë respektuan masat antiCovid.

E njëjta pamje ishte edhe mëngjesin e kësaj të premteje, ku besimtarët ortodoksë iu drejtuan Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Edhe pamja e kryeqytetit mbrëmjen e 24 Dhjetorit ishte krejt ndryshe…

Pas orës 20:30 në Tiranë mbizotëronin vetëm zbukurimet, pasi lëvizja e qytetarëve është e ndaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button