🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,782 ▼ -2.42% ETH $2,053 ▼ -4.63% XRP $1.3164 ▼ -2.7% SOL $79.0200 ▼ -2.96%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
03 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Betohen katër deputetët e rinj

12KUVENDKatër deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, tre nga të cilët gra, u betuan sot në nisje te seancës plenare të radhës, duke zëvendësuar tre ministra të Qeverisë, të dorëhequr pak ditë më parë, si dhe një deputete, e emëruar në post ministror.
Në fillim të procedurës, në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës sipas të cilit mandati i dhënë nga KQZ-ja për katër deputetët e rinj është plotësisht i ligjëshëm dhe në përputhje me dispozitat e kodit zgjedhor.

Hysi vlerësoi sidomos përfshirjen në parlament të tre grave deputete, numri i të cilave në Kuvend tashme shkon në 23 ose 20 për qind të numrit të të zgjedhurve në parlament.

Më pas deputetët e rinj, Erjeta Alhysa, Ervin Bushati, Luljeta Arapi dhe Anila Agalliu përsëritën tekstin e betimit, sipas rregullores.

Dorëzimi i mandatit nga tre ministra të qeverisë “Rama” përkatësisht nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, nga ai i Energjitikës, Damian Gjiknuri, si dhe nga deputetja Ermonela Felaj, e emëruar në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, bëhet në përmbushje të zotimit politik të mazhorancës për të shmangur funksionet e dyfishta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.