Bota

Bien çmimet, Eurozona në deflacion të lehtë

Muaji shkurt u mbyll me një rënie të lehtë të çmimeve në zonën e monedhës Euro, duke vendosur akoma më shumë nën presion Bankën Qendrore Europiane dhe politikat e saj monetare për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Rrëshqitja në atë që në terma ekonomikë njihet si deflacion, u regjistrua për muajin që mbyllëm në shifrën -0.2 përqind në total në Eurozonë.

Kjo është hera e parë e rënies në deflacion që prej muajit shtator të vitit të shkuar, por me 0.1 pikë përqindjeje më lartë se atëherë.

Sipas analistëve, në këtë situatë ka ndihmuar rënia e çmimit të naftës, që ka regjistruar edhe shifrën me të lartë. Ari i zi ra në bursat europiane me 8 përqind, kundrejt 5.4 përqindëshit të muajit janar.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat u kanë dhënë një goditje të fortë shpresave të Bankës Qendrore Europiane dhe politikave të saj monetare për rimëkëmbjen ekonomike duke stimuluar rritjen e inflacionit të paktën në nivelin e 2 përqindëshit.

Pjesë e këtyre politikave ishte edhe zbritja në territor negativ e normave të interesit, që mund të thellohen akoma më shumë nën zero gjatë kësaj jave, kur BQE do të mblidhet për të shqyrtuar situatën e re.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button