☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.81 ▲3.02%
ARI 4,684 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,294 ▼ -1.68% ETH $2,085 ▼ -2.91% XRP $1.3045 ▼ -3.33% SOL $78.9500 ▼ -4.01%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.81 ▲3.02 % ARI 4,684 ▼0.01 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.81 ▲3.02 % ARI 4,684 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Bilanci i policisë, Tahiri: Është rritur besimi i qytetarëve

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli para mediave ditën e martë për të bërë bilancin e Policisë së Shtetit gjatë vitit 2015, të cilin e konsideroi si “të suksesshëm, me shifra pozitive të luftës ndaj paligjshmërisë dhe kriminalitetit”.

Tahiri vuri theksin në krijimin e një baze solide të besimit të ndërsjelltë mes qytetarit dhe Policisë së Shtetit.

“Numri i telefonatave është mbi 194 000, pra mbi 500 telefonata në ditë, gjë që tregon besimin e qytetarit ndaj shtetit. Tregon edhe gatishmërinë e qytetarit për të pasur partner policinë në zgjidhjen e problemeve. Aplikacioni i Komisariatit Dixhital është shkarkuar mbi 35 mijë herë. Falë transparencës dhe punës në shërbim të qytetarëve, është rritur besimi i tyre ndaj Policisë së Shtetit”.

Më tej, ministri nënvizoi se Policia e Shtetit duhet të jetë model i respektimit të ligjit në detyrë dhe jashtë detyrës: “Gjej rastin të falenderoj qytetarët për denoncimet që kanë bërë ndaj punonjësve të policisë. Mënyra e vetme për të kuptuar korrupsionin, fillon me vënien e policisë në shinat e ligjit”.

Tahiri vuri në dukje se gjatë vitit të kaluar “janë evidentuar 54 vrasje, numri më i ulët në krahasim me çdo vit në këto 25 vitet e fundit”: “Të ruajmë këtë tendencë suksesi edhe në vitet në vijim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.