Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,567 ▼0.37%
DOW 46,478 ▲0.11%
NASDAQ 21,790 ▼0.64%
NAFTA 93.31 ▲3.31%
ARI 4,449 ▼2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,764 ▼ -2.44% ETH $2,084 ▼ -4.43% XRP $1.3801 ▼ -2.76% SOL $88.0700 ▼ -4.66%
S&P 500 6,567 ▼0.37 % DOW 46,478 ▲0.11 % NASDAQ 21,790 ▼0.64 % NAFTA 93.31 ▲3.31 % ARI 4,449 ▼2.27 % S&P 500 6,567 ▼0.37 % DOW 46,478 ▲0.11 % NASDAQ 21,790 ▼0.64 % NAFTA 93.31 ▲3.31 % ARI 4,449 ▼2.27 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bileta më të lira, WIZZAIR fillon fluturimet nga Rinasi në prill

Në prill të 2017-s, një tjetër kompani fluturimesh “low cost” do të operojë në Shqipëri. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, gjatë vizitës zyrtare në Hungari me ministrin e Zhvillimit Kombëtar, Miklós Seszták, nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që i hap rrugë fillimit të flututimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR.

Duke u ndalur te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjellas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destinacione të tjera.

Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të biletave, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes dy shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin e turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Ministri Sokol Dervishaj u ndal dhe tek Aeroporti i Kukësit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me koncesion, në këtë aeroport, tha Dervishaj.

Z. Seszták tha se ky Memorandum është historik, pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ministri Seszták, gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeorportin e Kukësit.

Më tej, ministri Dervishaj dhe ministri hungarez Seszták  diskutuan  për të bashkëpunuar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritura.

Ministri Seszták tha Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor.

Dy zyrtarët e lartë ranë dakord që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.