☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,874 ▼ -0.21% ETH $2,041 ▼ -0.71% XRP $1.3005 ▼ -1.43% SOL $79.7800 ▼ -0.81%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Binjakëzim mes Beratit tonë dhe Beratit francez

Ceremonia

Binjakezimi i BeratitVite më parë, industrialisti beratas, Gazmend Toska, zbuloi se një komunë në Francë mbante emrin Berat. Menjëherë, ai vendosi kontaktet për të vendosur ura bashkëpunimi mes dy qyteteve që mbajnë të njëjtin emër. Për të finalizuar vendosjen e binjakëzimit mes dy qyteteve, një delegacion i Komunës së Beratit në Francë ka zhvilluar dje një vizitë në bashkinë e qytetit të Beratit shqiptar. Kryetari i komunës, Paul Blanc, së bashku me stafin që e shoqëronin, u prit në këtë takim nga kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi, drejtues institucionesh që janë në varësi të bashkisë, kryetarë rajonesh etj. Kreu i bashkisë, Nasufi, e njohu kreun e Komunës së Beratit francez dhe stafin e tij me historikun e qytetit, resurset e tij. Një njohje të komunës franceze bëri dhe kryetari i Komunës së Beratit, Blanc. Më pas, në një konferencë për shtyp, dy kryetarët vendorë të njësive me të njëjtin emër, bënë me dije se mundësitë e bashkëpunimit mes tyre janë të mëdha në shumë fusha dhe se janë vendosur urat e bashkëpunimit mes tyre. “Ne vendosim gurin e parë në themelin e bashkëpunimit midis dy Berateve, ky i Shqipërisë dhe Beratit të Francës. Ne do ia lëmë historisë, cili Berat ia ka marrë emrin njëri-tjetrit”, ka deklaruar Blanc. Pas takimit zyrtar nuk munguan shkëmbimi i dhuratave, ndërsa u këndua frëngjisht dhe shqip në një zë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.